Report Tv ka siguruar detaje të reja për aksidentin në aksin Fier-Vlorë ku humbi jetën një fëmijë 6 vjeç. Duke qenë se vinin nga Turqia, familja ka udhëtuar gjithë natën për të mbërritur në Vlorë. Në Panaja, drejtuesin e ka zënë gjumi në timon duke bërë që makina të dalë nga rruga. Makina është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Për pasojë, fëmija 6 vjeç ka humbur jetën, ndërsa prindërit dhe e motra ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata po marrin ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës pasi plagët e marra në trup janë të shumta
Lajmi kryesor:
Po kthehej nga Turqia me familjen, 33-vjeçarin e zë gjumi në timon dhe del nga rruga në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 6-vjeçari
D.GJ/ReportTv.al