Kosova & Rajoni

Aksidenti në Bullgari, ekspertja: Kemi dyshime se në autobus ka patur lëndë djegëse! Janë evidentuar problem me sinjalistikën në rrugë

24 Nëntor 2021, 13:52| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 13:53

  • Share

Shkak i zjarrit që shpërtheu pas aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, mund të ketë qenë prania e lëndëve djegëse në mjet. Ky është mendimi i ekspertes  Diana Rusinova nga Qendra Evropiane për Politikat e Transportit.

“Dyshojmë se autobusi ka qenë duke transportuar lëndë djegëse, që me shumë gjasa ka shkaktuar zjarr”, tha ajo.

Rusinova po ashtu ka deklaruar se pasagjerët kanë tentuar të dalin nga autobusi, por bankinat në rrugë kanë bllokuar derën e pasme.

Ajo shtoi se po ashtu janë evidentuar edhe shumë probleme serioze në rrugën në të cilën ka ndodhur tragjedia, por shtoi se shkak i aksidentit me gjasë ka qenë gabimi i shoferit.

“Mundet që shoferi të jetë hutuar dhe vetëm në momentin e fundit ka kuptuar se po hynte në kthesë dhe më pas ka goditur ishullin e trafikut që ndan korsitë e autostradës dhe ka kthyer timonin në drejtim të kundërt”, ka shpjeguar Rusinova.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre! Nënkryetarja e Shkupit: Dyshohet edhe për kontrabandë nafte


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?