Kosova & Rajoni

Aksidenti në Bullgari, Serbia krenohet me shqiptarin i cili shpëtoi të fejuarën dhe 5 turistë nga flakët: Hero i vërtetë

24 Nëntor 2021, 11:15| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 11:19

  • Share

Lulzim Sulejmani nga Presheva, një nga të mbijetuarit në aksidentin tragjik në Bullgari, është ai cili shpëtoi të fejuarën e tij dhe 5 turistë të tjerë, duke thyer xhamin e dritares së autobusit dhe duke i ndihmuar ata të dilnin jashtë.

 Veprimi i tij heroik ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe. Në një artikull kushtuar të riut, 'Blic' e konsideron atë 'një hero të vërtetë'.

 “Një shtetas serb, edhe pse i plagosur, ndihmoi në evakuimin e shtatë pasagjerëve në një aksident të tmerrshëm në Bullgari”, thuhet më tej artikulli.

I riu ndodhet në një spital në Sofje, bashkë me të fejuarën e tij ku po mjekohen për plagët e mara. Ai është vizituar edhe nga ambasadori serb në Bullgari. “Shtetasi ynë Lulzim Sulejmani, vetë i plagosur në një aksident të tmerrshëm në afërsi të Sofjes, ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve” shkruan ministria e Jashtme serbe.

Artikulli i publikuar nga 'Blic'


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre! Nënkryetarja e Shkupit: Dyshohet edhe për kontrabandë nafte


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?