Të tjera informacione dalin në dritë lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Thumanë -Fushë Krujë.
Shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga automjetet drejtuesin e mjetit K.C, 29 vjeç, dhe pasgjeren, shtetasen E. Y, 26 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga ky aksident humbi jetën një person, Dervish Allamani dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Lajmi kryesor:
Rruga e vdekjes në Fushë-Krujë merr sërish jetë! 3 makina përfshihen në aksident, një viktimë! 3 të plagosur, 2 prej tyre dërgohen te Trauma në Tiranë (VIDEO)
G.B./ReportTv.al