Aksidenti në Sarandë/ U mori jetën dy turistëve italianë, Report Tv zbardh dëshminë, 17-vjeçari pa patentë: S’jam fajtor, motori më erdhi përballë! S’kam devijuar

25 Gusht 2023, 16:38| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 17:51

  • Share

Adoleshenti nga Saranda që ngiste Benzin e babait pa patentë ka pretenduar para hetuesve se nuk është fajtor për aksidentin fatal, ku humbën jetën dy turistët italianë. Ekspertët në vendin e ngjarjes konstatuan se makina e Rrakut ka devijuar korsine, duke u përplasur me motorin e turistëve, por ai pretendon të kundërtën.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit adoleshenti ka deklaruar:

“Isha në kahun tim të lëvizjes nga Saranda drejt Ksamilit, kur tek hidrovori erdhi një motor dhe u përplas në xhamin e makinës. Ata mbanin shihe birre në duar. Kam shtypur frenat dhe më pas nuk mbaj mend sepse nga përplasja humba kontrollin. Nuk jam fajtor sepse isha në korsinë time”.-

Pyetjes së hetuesve se si ke përfunduar në korsinë e kundërt, Rraku është përgjigjur se “nuk e mbaj mend sepse pas përplasjes humba kontrollin e makinës”. 17-vjecari nga qyteti i Sarandes, E. Rraku drejtonte makinën Mercedes Benz me 200 kuaj fuqi, pa patentë, por edhe për këtë e ka një justifikim.

“Çelësat i kam marrë në shtëpi pa leje dhe shkova ne një restorant te Sarandes. Pas darkës u nisa me makinën e babait për në Ksamil, për të përcjellë shokun në shtëpinë e tij”.- tha ai.

Të njëjtës dëshmi në polici i ka qëndruar dhe shoku i tij, 16-vjecari që gjendej pasagjer në makinë.

Ekspertet e Rrugores deri më tani kane nxjerr fajtor 17-vjecarin, i cili pritet të njihet nesër në gjykatë me akuzat shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen dhe drejtimin e mjetit pa patentë.  Aksidenti u shënua te enjten, në orën 03:00 në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e njohur si hodrovori. Në kthesë, 17-vjecari ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe ka përfunduar në sensin e kundër të lëvizjes, duke u përplasur ballë për balle me motorin Honda. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano , 32 vjeç, humbën jetën në vend. Ata po ktheheshin me motor nga një lokal në Ksamil, pasi Tizzano kishte festuar ditëlindjen. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TURP: 26/08/2023 13:41

    Ke avokat te ka marr babi gjergjin.Turp te keni po me shume familja jote qe te jep makinen ty more birbo dhe bere hatan qe u zente gjaku i tyre ishalla

    Përgjigju
  • Nika: 26/08/2023 07:34

    Legen

    Përgjigju
  • Iris: 26/08/2023 01:08

    Sesi mund te ngasesh nje motor me birra ne duar vetem ky birbua i vogel me shokun e tij mund t'a shpikin! /Nuk jam fajtor/-thote! Ti je fajtor-1-per marrje makine pa leje,2-per ngarje makine pa patente 3-per shpejtesi tej mase 4-per aksident e vrasje te qellimshme 5-per deme materiale shkaktuar makines e motorit 6-per rrezikim te jetes se pasagjerit ne makine 7-per mashtrim te policise me kete sajese.

    Përgjigju
  • 136: 25/08/2023 23:03

    Prandaj shkon populli jon ne vetgjyqesi,se ju jo vetem te vrisni,po smbani as pergjegjesi , te boni fajtor , dhe skeni asnji lloj pendese.

    Përgjigju
  • psikologu,: 25/08/2023 20:42

    Ky palaco nuk eshte njeri,por Djall KRIMINEL I LINDUR.Duhet futur direkt ne PSIKIATRI dhe duhet NEUTRALIZUAR urgjentesisht se do marri ne qafe shume jete.....

    Përgjigju
  • Genti: 25/08/2023 19:44

    Jo ore ku ke faj ti, përkundrazi duhet ta marrësh patentet e mjetit tashi direkt, dhe ta paguaje ambasada italiane makinën nqs te eshte dëmtuar.

    Përgjigju
  • Julia: 25/08/2023 19:43

    E paska mesuar mire avokati kete se cfare duhet te thote,

    Përgjigju
  • XXX: 25/08/2023 19:32

    Që italianët ishin me birra ne duar e paska pare ky dhe e mban mend mirë por sesi makina e ktij perfundoi ne korsine e kundert atë se mban mend. E te qifsha rracen o kurve njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?