Foto nga aksidenti dje në Vlorë

Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës që u përplas me barrierat! Pranga 28-vjeçares italiane që i goditi

2 Shtator, 08:35| Përditesimi: 2 Shtator, 10:27

  • Share

Numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mesditën e së hënës në aksin Vlorë-Levan ka shkuar në dy. Pas shoferit të kamionçinës, ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm edhe pasagjeri Artan Muho, i cili një ditë më parë u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës.

Në pranga ka rënë në pranga 28-vjeçarja italiane Angela Tanzillo, e cila drejtonte automjetin tip “Dacia” me targa AA408XY, që goditi nga pas kamionçinën dhe kjo e fundit u përplas me barrierat mbrojtëse. Drejtuesi i kamionçinës tip “Benz”, 63-vjeçari Alfred Hasani ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. 

"Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.", njoftoi sot policia. 
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 02/09/2025 11:27

    PSE Kam pershtypjen un QE kamioncina Ska pas drita fare (stopat e sinjale) .

    Përgjigju
    • Artyy: 02/09/2025 13:41

      O poç gardhi ora 14, ne drite te diellit, pse nuk thua ti kam pershtypjen se kjo mund te ishte live ne instagrama nderkohe me syte nga telefoni.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?