'Fluturoi’ me shpejtësi 'skëterrë' nga rruga e Kosovarëve e përfundoi te diga e Liqenit, arrestohet 26-vjeçari! VIDEO e aksidentit ku i riu ngjit maloren

22 Gusht 2023, 12:58| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 20:07

  • Share

TIRANË- Për të mbërritur këtu, siç shihet në pamje, BMV-së X6 i është dashur të çajë mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, më pas të ngjitet më shumë se 15 m skarpatë nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për tu përplasur me murin e digës nga ana e liqenit. 

Ky moment siç shikohet në video, ka ndodhur në orën 5 e mëngjesit, kur Eldi Allushi, një i ri 26 vjeçar nga Durrësi, me makinën luksoze vinte nga rruga e njohur e Kosovareve në Tiranë. Nuk dihet nëse ai ka dashur të hyjë në rrugën e pishinave për të vazhduar në drejtim të Gardës, apo në drejtim të Kopshtit Zoologjik. Por ajo që ekspertët besojnë tani për tani, ka të bëjë me shpejtësinë tej limiteve. Sikurse shihet në video makina jashtë kontrollit ka fluturuar drejt murit të digës. Ka edhe një dyshim tjetër, që i riu, mund të ketë tentuar vetë një aventurë të tillë, ngjitjen e skarpatës me shpejtësi. 

Akoma është e pabesueshme se si BMV nuk përfundoi poshtë në liqen. Po aq sa e pabesueshme, që vetë drejtuesi ka shpëtuar, dhe nuk pati viktima në pedonale, aty ku çdo mëngjes banorët vrapojnë ose shëtisin. Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, Allushi nuk ndodhej aty. Me vetë kishte marrë dhe targën, një tentativë e kot për të humbur gjurmët. Nuk dihet nëse veç Allushit ka patur persona të tjerë në BMV, apo ndonjë diçka të paligjshme

Policisë nuk u desh shumë kohë të identifikojë drejtuesin e mjetit, Eldi Allushi, familja e të cilit nga Durrësi është shpërngulur me banim në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 15.00 policia rrugore e lokalizoi të riun i cili u vendos në pranga dhe u dërgua në komisariat ku i janë bërë analizat për alkool dhe lëndë të tjera si dhe është pyetur për rrethanat e ngjarjes.

Ora 19:50
Me shpejtësi të frikshme, Report Tv siguron videon e arrestimit të të riut që u ngjiti maloren e përfundoi te diga e Liqenit Artificial

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur i riu, Eldi Allushi u prangos nga forcat e policisë. I riu do t'i nënshtrohet analizave nëse ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike apo i dehur nga alkooli. Eldi Allushi me shpejtësi skëterrë ngjiti maloren te rruga e Kosovarëve dhe përfundoi te diga e Liqenit Artificial.

Ora 19:29
Aksidenti te diga e Liqenit Artificial, arrestohet 26-vjeçari

1692702763_787787878.jpg

Policia ka arrestuar Eldi Allushin shoferin e makinës BMW X6 i cili u përplas te diga e Liqenit Artificial. 26-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me bordurën mbrojtëse në skarpatin e Liqenit Artificial.

'Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit  BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.'- njofton policia.

Ora 13:04
Aksidenti te Liqeni i Tiranës në VIDEO 3D! Si X6 doli nga rruga e ‘Kosovarëve’ ngjit maloren dhe përfundon te diga

 

Kjo është video 3D e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Liqenin Artificial të Tiranës. Siç shihet edhe nga video 3D e realizuar nga AH Consulting Engineers, mjeti luksoz BMW X6 ka qenë duke ecur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit duke përfunduar në digën e liqenit.

 

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?