Aksident në Liqenin e Tiranës, BMW-ja luksoze del nga rruga dhe përfundon në digë! Shoferi braktisi mjetin e mori targat me vete! Arrestohet i riu (VIDEO+FOTO)

22 Gusht 2023, 09:17| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 20:52

  • Share

TIRANË- Një automjet luksoz është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (22 gusht 2023) në Liqenin Artificial të Tiranës. Mjeti tip BMË X6 ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Deri tani policia nuk ka gjetur gjurmë për dëmtime në njerëz, ndërsa 26-vjeçari Allushi, i cili braktisi mjetin dhe mori me vete edhe targat, është arrestuar pas disa orësh nga policia.

Për të mbërritur këtu, siç shihet në pamje, BMV-së X6 i është dashur të çaj mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, më pas të ngjitet më shumë se 15 m skarpate nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për t'u përplasur me murin e digës nga ana e liqenit. 

Ky moment siç shikohet në video, ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, kur Eldi Allushi, një i ri 26 vjeçar nga Durrësi, me makinën luksoze vinte nga rruga e njohur e Kosovareve në Tiranë.

Nuk dihet nëse ai ka dashur të hyjë në rrugën e pishinave për të vazhduar në drejtim të Gardës, apo në drejtim të Kopshtit Zoologjik. Por ajo që ekspertët besojnë tani për tani, ka të bëjë me shpejtësinë tej limiteve.

Sikurse shihet në video makina jashtë kontrollit ka fluturuar drejt murit të digës. Ka edhe një dyshim tjetër, që i riu, mund të ketë tentuar vetë një aventurë të tillë, ngjitjen e skarpatës me shpejtësi. 

Akoma është e pabesueshme se si BMV nuk përfundoi poshtë në liqen. Po aq sa e pabesueshme, që vetë drejtuesi ka shpëtuar, dhe nuk pati viktima në pedolane, aty ku çdo mëngjes banorët vrapojnë ose shëtisin.

Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, Allushi nuk ndodhej aty. Me vetë kishte marrë dhe targën, një tentativë e kot për të humbur gjurmët. Nuk dihet nëse veç Allushit ka patur persona të tjerë në BMV, apo ndonjë diçka të paligjshme.

Policisë nuk u desh shumë kohë të identifikojë drejtuesin e mjetit, Eldi Allushi, familja e të cilit nga Durrësi është shpërngulur me banim në zonën e Freskut në Tiranë. Kurse vetë Allushi, siç edhe publikon foto të shumta në rrjetin e tij social FB, lë të kuptohet që jeton në Angli. Policia megjithatë dyshon që 26-vjeçari është ndodhur nën efektin e narkotikëve ose alkoolit.

 

Ora 13:14
Aksidenti te Liqeni i Tiranës, Veliaj: Dënim maksimal për shoferin, zero tolerancë për kërcënuesit e jetës

1692702014_aksidentdiga.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës luksoze që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Do kërkojmë dënim maksimal për shoferin që përfundoi mbi digën e liqenit; Zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës X5 që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

"Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës - sepse makina s’ka vendimmarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë  në kërkim - zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet," shkruan Veliaj.

Ora 13:13
Ky është 26-vjeçari që mendohet se drejtonte makinën që u përplas te Liqeni Artificial

 

Ky është 26-vjeçari Eldi Allushi që përplasi mëngjesin e sotme mjetin luksoz BMW X6 te Liqeni i Tiranës. Pasi u përplas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, hoqi dhe targën, ndërsa tashmë është në kërkim nga policia. Dyshohet se i riu ka qenë në efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike.

Ora 12:00
‘Ka hequr targat nga makina dhe ka ikur’, Braçe: Ka idiotë, po si kjo kategori vështirë! Provoi të ngjisë digën me makinë të forti

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për aksidentin tek liqeni Artificial i Tiranës, ku BMW që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Alushi ka përfunduar tek diga e Liqenit Artificial. Ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie të rrallë.

''Duket sikur idioti është limiti. Por ka shumë se idioti, është ky! BMË mbi digën e liqenit, aty ku prej mëngjesit herët, në mbrëmje ka veç këmbësorë e çiklistë!!

Domethënë ka ngjitur Digën nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartësi e pjerrësi, ka marre përpara pemë e shtylla dhe është përplasur në murin e digës nga ana e liqenit!

Ka qenë i vetëdijshëm, ka dalë nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur!!Domethënë, ta mendosh të dehur bën gabim, ta mendosh të taposur nga malli bën gabim prapë; Tipikisht idiot që ka bere prove të ngjisë digën me makine të forti!!'', shkruan Braçe.

 

 

Ora 11:29
Aksidenti tek Liqeni i Tiranës, DEL EMRI, ju kush është 26-vjeçari që u përplas me mjetin luksoz dhe u largua

1692688962_1112.jpeg

Eldi Allushi me origjinë nga Durrësi, 26 vjeç, është i riu që po drejtonte mjetin luksoz që u përplas në digën e Liqenit Artificial në Tiranë. Allushi është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit. Ai ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën e 'Kosovarëve' dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën.

Ora 11:21
Aksidenti tek Liqeni i Tiranës, Policia: Drejtuesi ka dalë jashtë rruge dhe përfundoi në digën e liqenit

1692688874_makinatediga.jpeg

Policia ka reaguar për aksidentin që ndodhi tek Liqeni Artificial. 

"Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip "BMË" me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.      Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.    

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", njofton policia. 

Ora 10:26
Aksidenti në Liqenin e Tiranës, identifikohet drejtuesi 26-vjeçar! Shpallet në kërkim, dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike

1692688962_1112.jpeg

Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMW X6” që u përfshi në aksidentin në Liqenin Artificial të Tiranës. Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë dhe dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.

Ora 09:56
Aksidenti te Liqeni Artificial, Report Tv sjell video nga zona ku ndodhi aksidenti! Mjeti me shpejtësi të lartë, ngjiti maloren dhe përfundoi në digë

 
Report Tv sjell video nga zona ku ka ndodhur aksidenti në Liqenin Arificial të Tiranës. Mjeti luksoz BMË X6 ka qenë me shpejtësi të lartë, saqë nga rruga e ‘Kosovarëve’ ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën. Makina ka marrë para edhe një gardh që ndante kodrën me shëtitoren.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 23/08/2023 10:47

    plehra merr ne qafe edhe njerez te pafajshem...denim maksimal

    Përgjigju
  • Iris: 23/08/2023 01:33

    Z.Brace ka te drejte,ky ka qene esell.Por makina duhet te kete qene e blinduar perderisa mori perpara shtylla e shkure pa pesuar asgje.Ky karafili ka provuar nese ishte ne gjendje jo te ngjiste digen,por te kapercente liqenin fluturimthi dhe ka qene kaq esell dhe policia ka ardhur me kaq vonese sa ky ka arritur te zhvidhose targat e te largohet i qete!

    Përgjigju
  • Tori: 23/08/2023 00:56

    Llumi i llumit te Shqiperise jane keta halete qe rrine ne Angli , makinat e tyre flututojne ne cdo qytet te Shqiperise . Ju lumte b…. kur ketu NUK ka shtet ti pyese keta cobaner muti ku i gjejne leket per makina .

    Përgjigju
  • veton: 22/08/2023 22:37

    Pse nuk ra ne liqen dhe te shkonte ne te somes ky drogaxhi i ndyre,ky eshte kriminel qe gjithmon ben veprime te tilla me shpejtesi dhe policia nuk vepron.

    Përgjigju
  • Grupi: 22/08/2023 16:23

    Perse more djale rrezikon ne ekstrem veten dhe njerezit e pafajshem? Kush ti ka borxh keto? Nese ke para, gezoji por jo keshtu se nuk e ke te gjate. Shqiperia do vuaje me dekada problemet e lirshmerise me te cilen gjendet droga ne treg, perdorimin masiv te saj si mungesen totale te kontrollit dhe verifikimit te parave te pista. Nuk ja uroj vdekjen ketij djali te ri si disa ketu, pie uroj qe te marre maksimumin e denimit dhe uroj qe te zere mend pas kesaj. Ky fenomen luftohet vetem me luften reale dhe pa kompromis te parave te pista. Fatkeqesisht te gjithe jane ne gare per te ekspozuar luksin pa frike nese organet ligjzbatuese do i trokasin ne dere dhe do i kerkojne burimin e te ardhurave. Nese nuk justifikohen keto te ardhura atehere sekuestrim. Mungesa e ketij kontrolli gjeneron sjllje te tilla te cmendura dhe te papergjegjshme. Mos pasja e frikes se ligji do veproje dhe siguria se prokuroret, policet dhe gjyqtaret me para nen dore mbyllin syte perpara krimit e perforcon kete gje.

    Përgjigju
  • Artan: 22/08/2023 15:20

    Ky hajdar fresku boli ka dashur te bej shumakerin drogaxhiu pall ariu po ka femij e te moshuar qe dalin o trap shteti duhet me dor te hekurt si dikur ne kohen e enverit.

    Përgjigju
  • gjynah: 22/08/2023 11:45

    Gjynah kur sheh nje djale 26 vjeçar kaq budalla. I hoqi targat dhe mendoi se i hodhi.

    Përgjigju
  • fshati: 22/08/2023 11:40

    me siguri po e vret mendjen se kush e k

    Përgjigju
  • Adi: 22/08/2023 11:25

    Me mire te kishte ren ne liqen te kishte shpetuar populli nga nje plehre

    Përgjigju
  • qereku2: 22/08/2023 09:54

    bravo i qofte, meriton cmimin e personazhit me te zgjuar te vitit, tani qe hoqi targat ska shance ta identifikojne.

    Përgjigju
  • Lol: 22/08/2023 09:51

    Ajo zone ka 1,000 kamera, ky shkon e heq targat.

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2023 09:50

    Ky ka hypur shkallet e kembesoreve nga rruga poshte dhe lart te diga liqenit , ska nevoje per ekspert per kto plera !!! Ne tirane per ato qe se dine , ka 20 vjet qe ecin njerez te droguar dhe te pire deri ne ekstrem dhe kto i kemi pa prej vitesh Duke ngjitur shkallet e universitetit ose duke kaluar neper urat e vogla te lanes aty ku kalojne kalimtaret apo duke kaluar kolonat te stadiumi neper shkalle nga njeri krah ne tjetrin dhe si perfundim policia merret vetem me ato qe shesin qepe te njoma dhe bejne ndonje shkelje per rrip sigurimi, kurse kto qe bejne cdo nate xhirime gomash te universiteti dhe bejne gara ne bulevard naten dhe ne autostrade dhe kalojne kto shkallet si puna ktij drogaxhiut , nuk merr masa se kto japin leke per kto aventura Dhe policia eshte e shitur para ktyre djemve te mamit e babit. Plera njerez, rrezikohemi nga te gjitha krahet cdo dite dhe shteti smerr masa kurre ... Ne vazhdojme paguajme cdo taks per siguri dhe shendet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?