Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës luksoze që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
“Do kërkojmë dënim maksimal për shoferin që përfundoi mbi digën e liqenit; Zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës X5 që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.
"Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës - sepse makina s’ka vendimmarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë në kërkim - zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet," shkruan Veliaj.
Lajmi kryesor:
Aksident në Liqenin e Tiranës, BMW-ja luksoze del nga rruga dhe përfundon në digë! Shoferi braktisi mjetin e mori targat me vete! Arrestohet i riu (VIDEO+FOTO)
SI.E./ReportTv.al