Policia e Tiranës jep informacionin lidhur me atë që ka ndodhur dje në aksidentin tek diga e liqenit.
Policia thotë se Eldi Allushi nuk ka qenë shoferi por një tjetër Emiljano Nina. Ndërkohë Allushi akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:
-E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; -kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin J. A., 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
- kanë shpallur në kërkim shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Lajmi kryesor:
Zbardhet e vërteta e aksidentit te Liqeni i Tiranës, “X6” drejtohej nga kushëriri i Ervis Martinajt! Emiljano Nina i ikën policisë! Eldi Allushi dha dëshmi të rreme
S.G//ReportTv.al