Zbardhet e vërteta e aksidentit te Liqeni i Tiranës, “X6” drejtohej nga kushëriri i Ervis Martinajt! Emiljano Nina i ikën policisë! Eldi Allushi dha dëshmi të rreme

23 Gusht 2023, 10:52| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 18:44

  • Share

TIRANË-   Dëshmia kontradiktore e Eldi Allushit, 26 vjeçarit të arrestuar dje si shoferi i BMW X6 që përfundoi nga "Rruga e Kosovarëve" tek pedonalja e Digës së Liqenit Artificial në Tiranë ka nxitur të vijojnë më tej hetimet për të zbuluar të vërtetën e aksidentit të ndodhur në orët e para të 22 gushtit.

Në timonin e makinës luksoze BMV X6 ka qenë kushëriri i Ervis Martinaj, 28-vjeçari Emiljano Nina, një person me precedent penalë, që ishte duke drejtuar automjetin në pronësi të mikut të tij. 

Nga veprimet hetimore, dyshohet se Emiljano Nina  për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, ku për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, ka hipur skarpatën dhe ka hipur në pedonalen e digës duke u përplasur me bordurën anësore, e cila ka parandaluar që mjeti të binte në ujrat e Liqenit Artificial. Më pas për të humbur gjurmët është larguar duke marrë dhe targën me vete. 

Kusheriri i Martinajt mori targat me vete

Eldi Allushi, pronari 26-vjeçar i mjetit u arrestua rreth 15 orë pas aksidentit, por nga hetimet e policisë, ai nuk ka qenë fare në automjet, ndryshe nga sa u dyshua të martën e ngjarjes, 22 gusht 2023. Personi që u largua pas aksidentit të orës 05:00 së mëngjesit dhe që mori edhe targën me vete, është në fakt, Emiljano Nina të cilin policia është ende duke e kërkuar dhe nga kontrollet në shtëpinë e tij në Tiranë i gjeti edhe një shkop bejsbolli. Nina është djali i hallës të Martinajt, bosit të lojërave të fatit të zhdukur nga gushti i 2022-shit, për të cilin policia ende nuk di nëse është gjallë apo e kanë vdekur.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin "BMW", në pronësi të Eldi Alliu, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Alliu, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit' informoi sot ne mesditë policia e Tiranës.
 

Eldi Allushi do të hetohet për moskallëzim të krimit, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës pasi dha disa dëshmi kontradiktore në polici duke thënë fillimisht se ishte ai shofer, dhe përkrahje e autorit të krimit të cilin dyshohet se e ka ndihmuar në arrati.

Policia thotë se në automjet, bashkë me shoferin në kërkim, ka qenë edhe një i ri, 25 vjeçari Jurgen Allushi, që mendohet të jetë i afërm i Eldit dhe që u largua pas aksidentit bashkë me shoferin. Ai u shoqërua nga efektivët dhe po hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria vetëm për moskallëzim të krimit.

Sipas policisë, Emiljano Nina ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë duke përfunduar i përplasur bordurën anësore të pedonales pasi ngjiti skarpatën te Liqeni Artificial. 38-vjeçari do të përballet me 7 akuza, dhe veç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor do të përballet edhe me akuzën e shkatërrimit të pronës, për shkak të dëmeve te liqeni.

Protagonistët
Eldi Alliu 
26 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar për akuzën "Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”
Jurgen Alliu 25 vjeç, në procedim për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”
Në kërkim Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.  

Ora 14:02
Aksidenti tek diga e Liqenit, Eldi Allushi dha dëshmi të rreme! Shoferi ishte Emiljanon Nina në kërkim për 7 vepra penale

1692787612_444.jpg

Policia e Tiranës jep informacionin lidhur me atë që ka ndodhur dje në aksidentin tek diga e liqenit.

Policia thotë se Eldi Allushi nuk ka qenë shoferi por një tjetër Emiljano Nina. Ndërkohë Allushi akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:

-E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; -kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin J. A., 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

- kanë shpallur në kërkim shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

Ora 12:39
EMRAT/ Zbulohen shokët e Eldi Allushit në BMW X6 që përfundoi në digën e liqenit! Hetimet: Dikush tjetër ishte shoferi

1692780734_eldiallushi.jpg

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur tek liqeni i Tiranës.

Mësohet se në makinë BMW X6 me Eldi Allushi, ka qenë dhe  Jurgen Allushi e Emiljano Nina. Policia ka marrë në pyetje Jurgen Allushin ndërsa ka shpallur në kërkim Emiljano Nina, i cili rezulton me precedentë penalë.

Nga informacionet paraprake mësohet se fakti që Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore, dyshohet se shofer ka qenë Emiljano Nina, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/08/2023 01:49

    Dje e quajta karafil,por ky qenka me keq akoma.I shkaterrojne makinen,i duhet te merret ligjerisht e financiarisht me pasojat e aksidentit dhe ne fund do te beje dhe burg se mori persiper dicka qe se kishte bere vete dhe me dashje ndihmoi shkelesin te shpetonte!

    Përgjigju
  • Nina: 23/08/2023 17:47

    Sa per info ky nina emiliano eshte pjese e grupit Metamorfoza ka vrare disa dhe ka 15 vjet qe eshte aktiv Nderkohe ecen i lire !!! Respekt per operacionalen ka lene shoke shume shoku visit Dhe pse vete iku e mbylli karrieren me aq! Vashdojne pagesat e qokat dhe nga zvicra dhe europa sic duket! Sky dhe encro sic duket punon vetem per disa Per te tjere nuk sberthehen telefonat !!!

    Përgjigju
  • Zeni: 23/08/2023 17:44

    Kta jan klyshet e vis martinit

    Përgjigju
  • Vis gagaci: 23/08/2023 17:43

    Ky sikur duhet te ishte ne burg apo doli nga burgu per sjellje te mire?! Ky Nina nana gjithe fundjaven ne dhermi e jale e tirane gjuan dhe me arme Kercenon dhe jeten e te pafajshmeve dhe vazhdon ecen i lire, Mire qe beri aksident te dilte ne skene emri se do vazhdonin me vrasjet Dhe spo merrte ndonje mase shteti... Se marr vesh dhe si ka shpetu ky se vis martinin si kane lene me qen as mace , apo duhet ti ket shpetu ky per momentin!

    Përgjigju
  • goni: 23/08/2023 16:07

    pyes per nje shok.... cfare pune ben ky i riu 26 vjecar qe ka mundur te blej nje BMW X6? Apo per policine ky eshte nje detaj i parendesishem ?

    Përgjigju
  • Liqeni: 23/08/2023 15:46

    Nuk besoj qe ja kane bere kundershtaret e Vis Martinit.

    Përgjigju
  • Fshataret: 23/08/2023 13:55

    Kelyshet e vis martinit

    Përgjigju
    • Arioni: 23/08/2023 15:00

      Keshtu do ikin dhe keta si lepuri ne vesh.

  • Visi: 23/08/2023 12:44

    Shume dinak....hoqi targat dhe nuk e gjeten dot!!!

    Përgjigju
  • Ariu: 23/08/2023 12:43

    Duket shoferi qe nga koka, komplet kokrroçk.

    Përgjigju
  • Grupi nates: 23/08/2023 11:26

    Ashtu ikin trimat me 150 ne ore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?