Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur tek liqeni i Tiranës.
Mësohet se në makinë BMW X6 me Eldi Allushi, ka qenë dhe Jurgen Allushi e Emiljano Nina. Policia ka marrë në pyetje Jurgen Allushin ndërsa ka shpallur në kërkim Emiljano Nina, i cili rezulton me precedentë penalë.
Nga informacionet paraprake mësohet se fakti që Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore, dyshohet se shofer ka qenë Emiljano Nina, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.
Lajmi kryesor:
Zbardhet e vërteta e aksidentit te Liqeni i Tiranës, “X6” drejtohej nga kushëriri i Ervis Martinajt! Emiljano Nina i ikën policisë! Eldi Allushi dha dëshmi të rreme
S.G//ReportTv.al