Aksidenti tek Liqeni Artificial, arrest me burg për pronarin e X6! Në arrati shoferi, kushëriri i Ervis Martinajt

26 Gusht 2023, 11:06| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 15:31

  • Share

TIRANE - 26 vjecari Eldi Allushi I cili nuk tregoi në polici emrin e kushërit të Ervis Martinaj, që 'fluturoi' me makinë dhe përfundoi tek diga e liqenit, do të  qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Sot (26 gusht 2023) gjyqtari Albert Meçe, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për caktimin e kesaj mase sigurie deri ne perfundim të hetimeve.

Vete Allushi nuk ka folur para gjykatës ndërsa avokati kërkoi një masë më të butë siç është ajo e detyrimit për tu paraqitur. Sipas avokatit vepra panele për të cilen akuzohet i riu “ kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e te vërtetes” nuk qëndron.

Mbrojtësi i 26 vjecarit tha se ai nuk ka qënë në timon kur ka ndodhur aksidenti dhe me pas ka dhënë sqarime. Por sipas  prokurorisë Allushi ka përkrahur Emiljano Ninën, i cili ishte drejtuesi i mjetit dhe shkaktoi aksidentin dhe nuk I ka treguar menjëhere policisë.

Menjëherë pas ngjarjes, Eldi Allushi u shpall në kërkim dhe pas arrestimit dha dëshmi kontradiktore. Më pas 26-vjeçari nga Durrësi u ka treguar policëve se pasi ishte aksidentuar te Liqeni, miku i tij Emiljano Nina, kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe fjetur gjumë, por nuk i kishte treguar asgjë mbi përplasjen që kishte ndodhur dhe që ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e automjetit.

Aksidenti u shenua më 22 gusht 2023. Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga "Rruga e Kosovarëve"  hyri mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, më pas është ngjitur më shumë se 15 m skarpate nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku dhe muri i digës e ka ndaluar të përfundonte në liqen.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Benzi: 26/08/2023 11:44

    Prap ka kelysha te vis martinit ne xhiro?paska bere ushtri te madhe krimineli. Nuk mbarokan

    Përgjigju
    • capi: 26/08/2023 21:14

      te paskan fut nai dru klyshat me duket qe nxjer kaq shum vrer

    • Benzi: 26/08/2023 17:48

      Klyshat te shkerdheshin motren ty byth palar..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?