SARANDË- Dy motrat Dhimaku, Elvisa 22-vjeçe dhe Rozina 20-vjeçe, u përcollën mes lotësh në banesën e fundit. Në familjen Dhimaku në Kopaçëz të Delvinës ka pllakosur zia, ndërsa prindërit e dy vajzave dhe të afërmit presin ngushëllimet për humbjen e parakohshme te dy vajzave ne lule te rinise.
Sakrificat për të kuruar vëllanë 7-vjeçar, i cili vuan nga leucemia ishin të mëdha jo vetëm nga kryefamiljari që merret me blegtori, por edhe dy vajzat që punonin dy punë për të përballuar kushtet e vështira ekonomike.
Report Tv ishte pranë familjes Dhimaku, ku familjarët mes lotësh tregojnë se dy vajzat shisnin misra në qytetin bregdetar të Sarandës, për të mbuluar shpenzimet e kurimit pëe vëllanë që prej 3 vitesh vuan nga leucemia. Halla e vajza, thotë për Report Tv se mbrëmjen kur ndodhi aksidenti, Elvisa dhe Rozina kishin mbaruar njërën prej punëve dhe ishin kthyer në banesë për të çlodhur. Pas 30 minutash u nisën për të shitur misra, në Sarandën që gëlon nga turistët, por punonjësi 24-vjeçar i Ministrisë së Brendshme, Kevi Norra, i dehur në timon dhe me shpejtësi u preu rrugën për shkak të një parakalimi të gabuar duke u marrë edhe jetën.
“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi”, tregon Shahide, halla e dy vajzave.
Guximin për t’i treguar djalit 7-vjeçar se dy motrat kanë humbur jetën, ende nuk e kanë gjetur. Të voglin e kanë larguar nga shtëpia, ndërsa një apel për ndihmë kanë për të gjithë shqiptarët që të ndihmojnë për kurimin e tij. I vogli ka nevojë për mjekim më të specializuar dhe familjarët kërkojnë mbështetje për trajtimin.
“Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh...e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh”, vijon halla.
Familjarët tregojnë se 7-vjeçari ishte trajtuar në një spital në Greqi për tre muaj, ku kishte filluar të përmirësohej. Por për shkak të afatit të qëndrimit, familja u detyrua të kthehej, megjithëse kishte kërkuar zgjatje të afatit pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk kishin marre pergjigje.
Apelit për ndihmë i janë bashkuar edhe xhaxhai dhe daja i vajzave, të cilët theksojnë se e vetmja shpresë për familjen është shërimi i djalit të vogël.
“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.
Babai i dy vajzave merret me blegtori, ndërsa e ëma kujdeset për djalin e sëmurë.
“2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.
Rozina Dhimaku studionte për Infermieri, ndërsa e motra Elvisa për Teknikë Laboratori, në universitete private. Të rritura mes vështirësive, ato kishin ëndërr të vishnin bluzat e bardha, por jeta e tyre u ndërpre tragjikisht në mes, duke lënë prindërit, familjarët e të njohurit mes dhimbjes së pamatë.
Gjurmët e aksidentit janë ende në aksin Delvinë-Sarandë. Lule të kuqe dhe të bardha, u vendosën nga një i afërm në vendin ku dy vajzat u përplasën për vdekje.
Dy ditë pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku ndërruan jetë dy motrat të familjes Dhimaku, sot mbahet ceremonia mortore.
Familjarë, të afërm e miq i kanë dhënë lamtumirën e fundit motrave Elvisa dhe Rezina.
Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit, teksa dy motrat së bashku me një shoqen e tyre që udhëtonin me makinë, u përplas nga një tjetër automjet i drejtuar nga 24-vjeçari Kevi Norra, punonjës i Ministrisë së Brendshme. Norra bëri një parakalim të gabuar dhe ishte me shpejtësi, duke u përplasur kokë më kokë me automjetin ku ndodheshin dy motrat së bashku me shoqen Antonela Zhupën.
Motrat Dhimaku humbën jetën në vend, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur.
Sa i përket shoferit që shkaktoi aksidentin me vdekje, është arrestuar nga policia. Ai rezultoi se ishte dhe në gjendje të dehur.
Komente

Vrasja me varje që ta shohin e gjithë njerëzia
PërgjigjuNje i dehur qe te vjen para me makine esht vrasje dhe jo aksident.Quhet aksident kur ndodh dicka e papritur e jo kur tjetri te vjen perball e te mbyt.Ky plera nuk do bej asnje dit burg edhe pse ka vrar dy persona sepse kjo esht drejtesia shqiptare.Shteti te mos mendoj vetem per shendetin e ministrave por ta dergoj djalin per kurim ne spitalin me te mir sa me larg spitaleve skandaloze shqiptare
PërgjigjuHapni nje “fundraiser” ne gofundme.com qe te mund te kontribuojme nga jashte.
PërgjigjuHapini nje nr llogarie ti cojm ndonje donacion
PërgjigjuE para shteti duhet ta ndihmojë këtë familje se krimineli ish punonjës i ministrisë brendshme.... Kjo ministri duhet të pastrohet nga krimi dhe kriminelët e këtillë që me dokumentin që mbajnë kërcënojnë policin e këdo...
Përgjigju