Një dëshmitar i aksidenti tragjik që i mori jetën tre personave tha për mediat se barrira mbrojtëse e rrugës ishte shembur dhe prej dy muajsh nuk po merrnin masa për ta rregulluar. Ai shtoi se ky është aksident i tretë që regjistrohet në të njëjtën pikë.
“Sapo pashë që kishte ndodhur diçka erdha me vrap, në atë kohë nuk kishte asnjë më pas u mblodhën të gjithë. Di se janë tre të vdekur, ajo gruaja doli me djalin, ishte 8 metra poshtë në shkëmb. Duheshin shkallë të gjata, nxorëm djalin duke u mbajtur me njeri-tjetrin. Gruaja nuk shpëtoi, vdiq sa doli nga makina. Kjo është e treta herë që ndodh e njëjta gjë. Ka dy muaj që është prishur barriera mbrojtëse, ka qenë e shembur, nuk kanë marrë masa për ta rregulluar.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Librazhd/ 3 të vdekur dhe 2 të plagosur nga e njëjta familje nga Kukësi! Makina e tyre përfundoi në lumë! Pamjet kur nxirren trupat! Fëmija 9 vjeç te Truama në gjendje të rëndë (EMRAT)
J.GJ.//ReportTv.al