Tragjedi në Librazhd/ 3 të vdekur dhe 2 të plagosur nga e njëjta familje nga Kukësi! Makina e tyre përfundoi në lumë! Pamjet kur nxirren trupat! Fëmija 9 vjeç te Truama në gjendje të rëndë (EMRAT)

1 Shkurt 2022, 09:58| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 17:00

  • Share

ELBASAN-  Tre viktima dhe dy të plagosur mes të cilëve 1 fëmijë në intubim është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë që u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet me 5 persona, anëtarë të një familje nga Kukësi, është përplasur me një tjetër makinë tip “Ford” dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e Report Tv, zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë dy prej personave të përfshirë në aksident, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa disa orë më vonë me ndihmën e polumbarëve të RENEAS kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e tre trupave të pajetë nga automjeti tip "Benz".

Viktimë të aksidentit kanë mbetur Elmi Keqa 53 vjeç, Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç, ndërsa Elisiado Keqa, 10 vjeç dhe Ambra Mhilli, 20 vjeçe kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fëmija 10 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në intubim.

Ata ishin nisur nga Kukësi për të festuar ditëlindjen e njërit prej anëtarëve të familjes, por udhëtimi i tyre u pre në mes nga një aksident tragjik. Të tjerë familjarë të tyre udhëtonin në një tjetër automjet, pas tyre, që fatmirësisht nuk u përfshi në aksident.

Barrierat mbrojtëse në vendin e njohur “Kthesa e Murrashit” mungonin, duke bërë që pasi makina të përplasej me “Fordin” të përfundonte direkt në Lumin Shkumbin. Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes, barrierat mbrojtëse janë të “shkatërruara” prej dy muajsh, ndërsa shtoi se askush nuk ka marrë masa për t’i rregulluar.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkaqet e aksidentit janë rrëshqitja e gurëve nga mali dhe parakalimi i gabuar. Nga përplasja dhe lagështia në rrugë makina ku udhëtonte familja nga Kukësi përfundoi në lumë. Ndërsa banorë të zonës që u dhanë ndihmën e parë të plagosurve thanë se prej dy muajsh janë dëmtuar barrierat mbrojtëse.  

 

Ora 13:22
Aksidenti tragjik në Librazhd, dalin fotot e 2 prej viktimave

Report Tv ka siguruar foton e 2 prej viktimave të aksidentit tragjik në Librazhd, viktima Elmi Keqa, 53 vjeç dhe Elis Sulmataj të cilët humbën jetën pasi makina  e tij ku udhëtonte me familjarët ra në lumin Shkumbin

1643718192_KEQA.jpg

1643791781_3faa18c4ea034dcdb46517c71f53621e.jpg

Ora 13:04
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Librazhd, festa që u kthye në tragjedi për familjen nga Kukësi! Ishin nisur drejt Korçës për një ditëlindje

Ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por momentet e gëzimit për familjen nga Kukësi nuk zgjatën shumë. Elmi Keqa, Elona Keqa, Elis  Sulmataj, Elisiado Keqa dhe Ambra Mhilli zgjodhën qytetin e Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, udhëtim që do të kthehej në tragjedi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një tjetër makinë tip “Ford” dhe për pasojë drejtuesi humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Përplasjes mundën t'i shpëtonin Elisiado Keqa 10 vjeç dhe Ambra Mhilli 20 vjeçe, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti rezultoi fatal për Elmi Keqën 53 vjeç, Elona Keqë, 35 vjeç dhe Elis  Sulmataj 18 vjeç, trupat e të cilëve u nxorën nga automjeti pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s.

Ora 12:58
Aksidenti tragjik në Elbasan, dëshmitari: Ishte prishur barriera mbrojtëse, ka dy muaj që nuk po e rregullojnë!

Një dëshmitar i aksidenti tragjik që i mori jetën tre personave tha për mediat se barrira mbrojtëse e rrugës ishte shembur dhe prej dy muajsh nuk po merrnin masa për ta rregulluar. Ai shtoi se ky është aksident i tretë që regjistrohet në të njëjtën pikë.

“Sapo pashë që kishte ndodhur diçka erdha me vrap, në atë kohë nuk kishte asnjë më pas u mblodhën të gjithë. Di se janë tre të vdekur, ajo gruaja doli me djalin, ishte 8 metra poshtë në shkëmb. Duheshin shkallë të gjata, nxorëm djalin duke u mbajtur me njeri-tjetrin. Gruaja nuk shpëtoi, vdiq sa doli nga makina. Kjo është e treta herë që ndodh e njëjta gjë. Ka dy muaj që është prishur barriera mbrojtëse, ka qenë e shembur, nuk kanë marrë masa për ta rregulluar.”, tha ai.

 

Ora 12:39
Aksidenti në Librazhd, zbardhen emrat e viktimave dhe të plagosurve

Report Tv ka zbardhur emrat e viktimave në aksidentin në Librazhd, ku Elmi Keqa 53 vjeç, dhe Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis  Sulmataj 18 vjeç kanë humbur jetën. Ndërkohë që Elisiado Keqa 10 vjeç dhe Ambra Mhilli 20 vjeç janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ora 12:24
Aksidenti i rëndë në Elbasan, nxirren trupat e pajetë të 3 viktimave! Momenti i trishtë kur babai zbulon se i biri nuk jeton më

Trupat e pajetë të tre personave të përfshirë në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Elbasan janë nxjerr nga automjeti tip “Benz”.

Pamje rrëqethëse kanë mbërritur në Redaksinë e Report Tv, ku shihet momenti që polumbarët e Reneas nxjerrin në krah njërin prej trupave tashmë pa shenja jete.

Pranë automjetit me padurim babai i viktimws, pret të dëgjojë se djali i tij është “gjallë”, por më kot. Menjëherë polumbarët e tërheqin për ta ngushëlluar.

Ora 10:28
Makina përfundoi në Lumin Shkumbin, momenti i shpëtimit të dy prej të aksidentuarve, njëri prej të cilëve fëmijë, në kërkim 3 të tjerët

Njerëz që ndaluan për të ndihmuar, policë dhe zjarrfikës të gjithë të kapur dorë për dore si “një zinxhir prej mishi” për të shpëtuar dy prej të aksidentuarve, makina e së cilëve përfundoi në Lumin Shkumbin mëngjesin e sotëm.

Ky është momenti kur dy prej të bllokuarve, njeri prej të cilëve një fëmijë, arrin të dalin gjallë nga makina. Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e Report Tv, në makinë kanë qenë edhe tre persona të tjerë, të cilët janë ende në kërkim. 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like floriri: 01/02/2022 17:50

    Boll më me gjukime subjektive lidhur me aksidentet rrugore,si fajin e ka barriera,rruga është e lagur e të tjera,jo z. Drejtues mjetesh në 90% të rasteve përgjegjësia është e drejtuesve të mjeteve për rrjedhojë që të disiplinohet kjo punë dënimi për atë që bën aksident me pasojë humbje jete dënimi minimal15vjet heqje Lirie pa të drejtë apelimi,pasi deri më sot hynë nga një derë e dalin nga dera tjetër,të tjerat janë shumë zhurmë për asgjë.

    Përgjigju
    • Loni: 02/02/2022 06:09

      O bishe qetesohu se nga fjala aksidentale pa vetedije pa dashur Jo me qellim... Jo 15 vjet por 115 vend ligjin ti ajo qe do ndodhi do ndodhi hidhu ti perpjete e kushdo. Jan disa gjera qe as I ndalojne e as I evitojme dot. Ti mbase ke efuroni e momentit pse se vuri ligjin ai te llotove ska me lloto !? Se vuri ligjin anti duhan spihet me duhan beni pak me I pjekur ne pergjigje qenke edhe flori...

  • Mario: 01/02/2022 17:13

    U prehshin ne paqe dhe sherim te shpejte ata qe mbijetuan. Nuk di c'te thuash, sepse edhe tu thuash njerzit nuk te degjojne, por duhet te kuptojne vete se po nuk ruajte veten dhe njerzit e dashur, s'kane c'te te bejne as te tjeret apo edhe shteti. Aksidente ndodhin, por duhet te kemi kujdes edhe vete.

    Përgjigju
  • bimi: 01/02/2022 14:55

    Nuk e kuptoj qe ne lageshtire, te mos jesh i kujdesshem. Nuk ka neveje fare per te percaktuar cfare drejtuesash mjeti jemi. Ne Tirane ne mes te rruges parkohet dhe ndalohet qarkullimi dhe nuk e kuptojne se cfare po bejne. Me k... njerez nuk ben nena. Jemi popull i ndyre. Urdhro ikin per te festuar, dhe duket sikur kane ikur per lufte. Me popull i trashe qe jemi, dhe me e keqja eshte se ketu brenda kane ngelur vetem budallenjte qe bashkebisedon kryeministri per ti respektuar.....Nuk ka faj barriera e rruges, ka faj barriera e trurit.

    Përgjigju
  • Pelioni: 01/02/2022 13:58

    Zbatoni kodin rrugor se është i shkruajtur me gjak njeriu,çdo nënvlerëson apo shkelje ka pasoja të pa llogaritëshme,drejtues mjetesh thirrin mëndjes,nëse pasagjerët festojnë ju jeni në punë,çdo nënvlerësim apo shkelje e juaja ka pasoja në jetë njerzish,zbatoni kodin rrugor dhe vetëm atëhere nuk do kemi pasoja me jetë njerzish,ngushëllime për familjarët e të humburve në këtë aksident automobilistik.

    Përgjigju
  • Vlora: 01/02/2022 11:21

    Schumackerat e leshit qe ecin si te cmendur, popull i pagdhendur. Shtqyr per femijen e pafajshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?