Njerëz që ndaluan për të ndihmuar, policë dhe zjarrfikës të gjithë të kapur dorë për dore si “një zinxhir prej mishi” për të shpëtuar dy prej të aksidentuarve, makina e së cilëve përfundoi në Lumin Shkumbin mëngjesin e sotëm.
Ky është momenti kur dy prej të bllokuarve, njeri prej të cilëve një fëmijë, arrin të dalin gjallë nga makina. Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e Report Tv, në makinë kanë qenë edhe tre persona të tjerë, të cilët janë ende në kërkim.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Librazhd/ 3 të vdekur dhe 2 të plagosur nga e njëjta familje nga Kukësi! Makina e tyre përfundoi në lumë! Pamjet kur nxirren trupat! Fëmija 9 vjeç te Truama në gjendje të rëndë (EMRAT)
J.GJ.//ReportTv.al