Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi ku vdiqën 2 turistët italianë dhe u plagosën dy të mitur. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv përplasja e mjetit të drejtuar nga 17-vjeçari me pasagjer një 16 vjeçar dhe motorit me 2 italianët ka qenë e fortë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Në vendngjarje ende janë trupat e viktimave poshtë makinës. Turistët lëviznin me motor nga Ksamili në Sarandë. Shkak i aksidentit devijimi i korsisë nga Mercedes Benz. Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt! Dëshmitaret ne orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Dy trupat e viktimave të copëtuara. Ne drejtimin e Benzit një 17 vjeçar, pa patente.
Lajmi kryesor:
Aksident në Sarandë, 2 turistë italianë përplasen për vdekje nga 'Benzi' që drejtohej nga 17-vjeçari pa patentë! Në pranga i mituri! Pezullohet shefi i Policisë Rrugore
G.MO//ReportTv.al