Report TV siguron pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Dy të rinj, Denis Çali, 33 vjeçari dhe Brusild Gjyla, 26 vjeç po udhëtonin me fuoristradë “Range Rover” kur në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Në video duket momenti kur forcat zjarrfikëse po përpiqen të nxjerrin trupat nga makina dhe ti japin ndihmën e parë.
Denisi u dërgua mbrëmë në spital por humbi jetën mëngjesin e sotëm. Ndërkohë Brusild Gjyla humbi jetën mbrëmë në vendin e aksidentit.
Lajmi kryesor:
Thellohet tragjedia e aksidentit në Tiranë! Fuoristrada ra në humnerë, 2 të vdekur! 33 vjeçari ndërroi jetë në spital! Identifikohet viktima tjetër
S.G/ReportTv.al