Thellohet tragjedia e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2023. Fuoristrada tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Denis Çali, 33 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme u dërgua në spital mësohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë është identifikuar dhe viktima tjetër. Ai është 26 vjeçari Brusild Gjyla.
"Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, Brusild Gjyla, 26 vjeç, dhe Denis Çali, 33 vjeç, kanë ndërruar jetë" informoi sot policia.
Janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit tragjik ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet ndërkohë Report TV ka siguruar pamje nga momenti kur forcat zjarrfikëse nxerrin trupat nga makina.
Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht mbrëmjen, e 21 korriktut 2023, kur makina në të cilën udhëtonin ka rënë në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Nga informacioni i policisë Brusild Gjyla 26-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Denis Çali, 33 vjeç u plagos dhe u transportua në spitalin e Traumës, por gjatë orëve të natës nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.
Ndërkohë një mik i tij publikon mesazhin e fundit që kishte shkëmbyer me Denisin pikërisht disa orë para aksidentit të rëndë. "Rrugëve.. Rrugëve",
Policia ende vijon hetimet për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Dy të rinjtë ishin banorë të zonës dhe si pistë hetimi nuk përjashtohet as shkelja e rregullave të qarkullimit por as fakti që shkak mund të ketë qenë dhe errësira.
Report TV siguron pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Dy të rinj, Denis Çali, 33 vjeçari dhe Brusild Gjyla, 26 vjeç po udhëtonin me fuoristradë “Range Rover” kur në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Në video duket momenti kur forcat zjarrfikëse po përpiqen të nxjerrin trupat nga makina dhe ti japin ndihmën e parë.
Denisi u dërgua mbrëmë në spital por humbi jetën mëngjesin e sotëm. Ndërkohë Brusild Gjyla humbi jetën mbrëmë në vendin e aksidentit.
Qofshin te xhenetit se dy djem ne lule te rinise ngushellime familjareve
PërgjigjuKeqardhje për jetët e reja,,po kta vazhdojnë ti japin makinës me shapka(e ndaluar në të gjithë botën) I ka ngelur shapka mes frenit dhe gazit,,tragjedi(I nderuar zoti Balla nxiri policat rrugëve të ndalojnë trimat që ngasin me shapka,,,është shumë e rrezikshme) sidomos aper ata me patentat e blera
PërgjigjuPo pse me shrun sa me shkrujte .po spate pune ik dil pi nji take raki me cik meze si tironce qe qenke .o denisi vllait do te kujtojm gjith mon .prej prroji pra prej projji
ca karin komento ti mer pederast djal , kerkkush dka qef me cu jeten nvdekje , egoist
Sjellja tipike arrogante ne rruge e ketyre tipave, ka keto pasoja tragjike. Futja pa asnje lloj sinjali, shikimi shtrember, konfliktet e perditshme me kedo qe i parakalon, mendjemadhesia, dembelizmi, pasurimi i shpejte, ka kete fund.
PërgjigjuNgushellime familjeve, rini beni kujdes me jeten vlersojeni jeten PER DISA DRENALINA DHE EMOCIONE TE CASTIT LENI MRAPA BRENGEN TEK FAMILJARET DHE MIQTE NUK SHIJOHET JETA NE KETE MENYRE nuk mjaftojne ngushellimet e çfar do lloji te behen, per ato njerez qe I leni mrapa me gjith ate brenge......
PërgjigjuAsnja nuk e merr ne konsiderate shprehjen e shkurter"SHPEJTSIA VRET"kshtu qe do vazhdojn te ket vittima edhe pse nxitojn pa arsye!
PërgjigjuNgushellime familjes se dhimbja eshte e madhe. Por vozisin si Kara sa ke frike te ngasesh makinen.
PërgjigjuIshalla n xhennet dy te viktima.. ngushellime familjeve
Përgjigju