Kronikë

Lot, lule dhe qirinj! Nxënësit e shkollës industriale nderojnë dy të rinjtë që humbën jetën pas aksidentit me motor në Vlorë

2 Qershor, 10:12| Përditesimi: 2 Qershor, 11:14

  • Share

Vlorë- Një heshtje e rëndë pllakosi mëngjesin e së hënës ambientet e shkollës industriale, aty ku  nuk u dëgjua zhurma e zakonshme e nxënësve, por zërat e ngashëryer të dhimbjes dhe kujtimit.

Dy të rinj, Luan Llanaj dhe një 16-vjeçar nxënës të kësaj shkolle, humbën jetën tragjikisht në një aksident me motor në Vlorë, duke tronditur familjet, shokët dhe mbarë komunitetin.

Në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë, shokët e klasës së viktimave të pikëlluar vendosën lule të bardha, qirinj, ndërsa lanë mesazhe të shkruara për viktimat.

Disa prej tyre nuk i mbajnë dot emocionet përqafohen, qajnë dhe shikojnë në heshtje vendin ku u përplasën 19 vjeçari dhe i mituri.

“Na dhemb shpirti, nuk e besojmë që nuk do t’i shohim më,” thotë një prej shokëve të klasës, me sytë e skuqur nga të qarët.

“Ishim gjithmonë bashkë, në shkollë, pas mësimit thonë ata pas kamerave.

Ky aksident ka rikthyer në vëmendje edhe shqetësimet për mungesën e sigurisë rrugore dhe rrezikun që paraqet drejtimi i motorëve pa masa të plota mbrojtëse.

Kur ndodhi aksidenti

Ngjarja tragjike u regjistrua një ditë më parë (1 qershor) në vendin e quajtur Pusi i Mezinit rreth orës 13:40, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë një karburanti në rrugën "Demokracia".

Pasi i riu humbi ka kontrollin e motorit, të rinjtë u përplasën fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?