Foto ilustruese

Aksidentoi me motor një të moshuar, arrestohet polici në Vlorë

10 Maj, 12:09| Përditesimi: 10 Maj, 12:39

  • Share

VLORË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të policisë së Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Arrestimi i policit 40 vjeçar u krye pasi një ditë më parë, ka aksidentuar me motor në Lungomare, një 75 vjeçar duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?