Kronikë

Aksioni në Korçë/ Momenti kur Operacionalja nxjerr nga makina, shtrin në asfalt dhe prangos me duar pas shpine të dyshuarit! (VIDEO)

22 Gusht, 12:09| Përditesimi: 22 Gusht, 12:12

  • Share

Ky është momenti kur forcat e Operacionales së Policisë së Shtetit, të ndihmuar nga kolegët e Korëës dhe të Vlorës, rrethojnë, u zënë rrugën, i nxjerrin nga makina dhe i shtrijnë në asfalt duke i prangosur personat e dyshuar në qytetin verilindor.

Operacioni i befasishëm u krye ditën e sotme, ndërsa bëhet me dije se është kapur personi i kërkuar Ramadan Zoto, për plagosjen e dyfishtë me armë në Sarandë me 17 korrik. Ai udhëtonte me persona të tjerë dhe mësohet se janë sekuestruar edhe armë zjarri.

Detajet nuk janë zbardhur ende nga policia, pasi aksioni është në vijim. Deri tani konfirmohet arrestimi i Zotos, që njihej edhe si Ramadan Canaj, si dhe shoqërimi i disa të tjerëve. Report Tv ka siguruar pamjet e aksionit dhe ndalimit të tyre, duke i dërguar në Komisariat për veprime të tjera.


Lajmi kryesor:

Plagosi me armë 2 persona në Sarandë, Operacionalja aksion në mes të Korçës, arreston autorin me dy identitete! I gjendet pistoletë me fishek në fole, pranga dhe njeriut që e strehonte (EMRAT+VIDEO)


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?