Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur aludimeve publike në lidhje me pretendimet që pas shembjeve në Theth, fshihet skenari për ndërtimin e resorteve.
Kryeministri e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë teori, duke theksuar se nuk do të lejohen ndërtime apo resorte turistike.
“Ka pasur një turravrap të madh në Theth, jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar. Ne kemi bërë legalizimet, planin urbanistik siç e kemi premtuar, vendosur edhe financimin për transformimin e nevojshëm në zonën qendrore të Thethit. Është zonë e mbrojtur, ku ndryshe nga çfarë dëgjova se predikohet se medemek po i hapim rrugë oligarkëve thonë, megjithëse në Shqipëri nuk ka asnjë oligark. Aty nuk bëhet falë për të lejuar ndërtime dhe bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion, janë për të ardhur keq, të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë shfaqur nëpër ekrane duke bërë zhurma, kishte dalë një bajraktar së fundmi. Ata janë një grup njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie dhe marrëdhënien tonë me thëthin dhe banorët. Ne do i mbështesim ata që kanë prona nëpër male me kusht që t’i drejtohen institucioneve dhe të marrin lejen përkatëse. Kemi bërë paketën e maleve për t’ua lehtësuar më shumë se një pjesë e tyre nuk kanë tituj pronësie se në zona të caktuara nuk është njohur 7501. Po teoria pse në sezon të prisni njëherë nuk kemi për të pritur, aq më tepër që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, edhe në zonën e bregdetit. Në zonën e bregdetit ka pasur një sërë goditjesh edhe prishje ndërtimesh nga ato të ashtuquajturve oligarkë por ata nuk dalin në TV.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama për Thethin: S’janë të shkretë, nuk premë në besë askënd! Legalizuam 300 prona, s’ka resorte turistike! Goditëm edhe ‘oligarkët’ në bregdet (VIDEO)
Xh.K/SI.E./ReportTv.al