Politikë

Rama për Thethin: S’janë të shkretë, nuk premë në besë askënd! Legalizuam 300 prona, s’ka resorte turistike! Goditëm edhe ‘oligarkët’ në bregdet (VIDEO)

14 Korrik, 08:07| Përditesimi: 14 Korrik, 17:35

  • Share

Teksa nga Thethi kërkohet dialog me qeverinë dhe gjetjen e një rruge të mesme që të mos vijuar me shembjen e ndërtesave, kryeministri Edi Rama përgjigjen e dha nga Tirana. Kreu i qeverisë paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë apo dialog dhe se historia 'ndërto sot që të legalizosh nesër do të marrë fund'. 

“Nuk do të ketë asnjë tolerancë, asnjë dialog, asnjë ndalim më në këtë proces... Historia ndërto sot, që të legalizosh nesër, nuk do të ecë më dhe të gjitha ato ngrehina të ngritura për qëllim fitimi apo çdo lloj ngrehine e ngritur në cenim të hapësirës publike të infrastrukturës publike të projekteve të infrastrukturës, të zonave të mbrojtura, të infrastrukturës kritike do të rrafshohet. Nuk e di që të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit.", u shpreh kryeministri. 

Paralajmërimin e kishte për të gjithë territorin, por nevoja për të shpjeguar se ndaj kujt dhe pse është ndërmarrë aksioni në Theth, e bëri kreun e qeverisë të ndalej gjatë tek kjo çështje që në nisje të takimit me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës.  Ai vuri në dukje se janë shembur 40 subjekte që ishin në shkelje të ligjit, të ndërtuara kohët e fundit, ndërkohë që për protestuesit tha se nuk janë 'ca të shkretë', pasi shumica nuk janë as banorë të zonës. Hodhi poshtë aludimet dhe për ndërtimin e resorteve. 

“Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie. ", shtoi kryeministri.

Zërave se është vetë ai apo pushteti vendor që ka lejuar atje ndërtimet pa leje, iu përgjigj duke thënë se nuk kanë prerë askënd në besë dhe se kanë legalizuar rreth 300 prona në këtë zonë. 

“Ne s’kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me fondin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve.", tha Rama.  

Aksioni për lirimin e hapësirave publike Rama premtoi se do të vijojë me të njëjtin vrull edhe në Tiranë e zonat bregdetare, aty ku janë goditur edhe të ashtuquajtur oligarkë. 

“Tirana është zona më e nxehtë edhe për shkak të atraksionit të madh që ka në të gjithë drejtimet dhe numrit të madh, dhe nuk ka lagje apo bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet. do të vazhdojë deri kur të konstatojmë që nuk ka më tendenca të kundërta. Për këtë temë do të bëjmë një reformë, po punojmë përditë dhe shumë shpejt, mbase për shkak të emergjencës, do të na duhet të bëjmë deri në akt normativ dhe ato 83 vota do t’i vëmë në shërbim të të gjithë qytetarëve”.

Në Vlorë, tha se do të konfiskohet një pallat që është në shkelje të ligjit. 

"Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë asnjë ndalim më në këtë proces.", tha Rama. 

Këtë proces të lirimit të hapësirave publike, ai e cilësoi si "Rilindja urbane 2.0", ndërsa për këtë paralajmëroi edhe një akt normativ. Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te uji, teksa tha se do të krijojnë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit, si edhe te nafta dhe barnat. Për naftën, ai tha se po punojnë për një sistem të ri ku shteti do të jetë palë, që "do të sjellë një kontroll efikas mbi çmimin apo sistemin e qarkullimit të naftës". Për barnat, Rama tha se po punojnë me ministrinë e Shëndetësisë për të furnizuar me barna të gjithë sistemin, publik dhe atë privat. 

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe drejtuesit politikë të qarqeve të tjera, të cilëve siç mëson Report Tv, Rama u la porosi të punojnë për të rifreskuar stafet e bashkive në zonat e tyre. Heqje licence ka kërkuar për të gjitha ato zyra avokatie e noterie që ofrojnë shërbime të e-albanias me pagesë për pensionistët. Ky shërbim kreu i qeverisë ka kërkuar t’i kalojë bashkive, sipas një modeli që pritet të behet publik së shpejti. 

 

Ora 10:11
Rama porosi: Stafet e bashkisë, të rifreskohen! T’u hiqet licenca noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë për pensionistët

Report Tv zbardh disa prej diskutimeve në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit.

Gazetarja Raziela Myslimaj ka mësuar se Kryeministri u ka lënë detyrë drejtuesve të qarqeve të nisin punën për të rifreskuar stafet e bashkive në bashkitë qendër qarku, duke përjashtuar këtu Tiranën për shkak të specifikës që ka me një kryetare të komanduar.

Kryeministri Rama ka kërkuar gjithashtu t’u hiqen licencat të gjitha zyrave të noterive dhe avokatisë që ofrojnë shërbime e-Albania me pagesë për pensionistët.

Sipas Ramës, ky shërbim kërkoi që të ofrohet nga bashkitë, duke nisur nga bashkitë qendër qarku me një model që do të bëhet së shpejti publik.

Ora 10:01
Rama: Nga sot, qumështi e produktet e bulmetit pa faturë do konfiskohen (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se nga sot ka nisur aksioni në terren për konfiskimin e qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët se “qumësht dhe bylmet pa faturë, si edhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet”.

Kreu i qeverisë tha se siguria ushqimore është pika më e dobët që kemi në negociatat për anëtarësim.

“Siguria ushqimore, edhe këtu na duhet të hedhim hapa përpara, është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim. Me pezullimin e veprimtarisë së AKU dhe fillimin e një procesi provimi të të gjithë inspektorëve me gojë dhe shkrim dhe hapjen e mundësisë të të tjerëve që të përfshihen në agjenci, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Nga sot, ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Domethënë, pasiguri ushqimore. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë, mish i freskët pa faturë, do sekuestrohet. Ky është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. Në tërësi, besoj se do jetë një punë që nuk do jetë aq e vështirë sa disa vite më parë, sepse baza është e vendosur. 99 për qind e qytetarëve, nuk ndërtojnë pa leje, ata që ndërtojnë nuk janë populli, as të shkretë, por shkelës të vetëdijshëm të ligjit. Kjo epokë duhet të konsiderohet e mbyllur”, tha Rama.

Ora 09:52
VIDEO/ Reagimi i Famullitarit Dom Vlash Palaj për shembjet në Theth, Rama: Si hyn një njeri i Zotit në këtë histori duke folur për joshje e rrena...

Kryeministri Edi Rama komentoi gjithashtu edhe reagimin e Famullitarit Dom Vlash Palaj në lidhje me aksionin e shembjes së objekteve pa leje në Theth. Kreu i qeverisë shprehu habinë për faktin se si një njeri i Zotit ndërhyn në një çështje të tillë, duke folur për “joshje e rrena” siç shtoi Rama.

“Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift çuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne s’kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me Fondin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve.”, tha Rama.

Ora 09:50
Rama: Po punojmë me ministrinë për furnizimin me barna të sistemit publik dhe privat! Sistem i ri për furnizimin me naftë, kontroll mbi çmimin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, duke propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit.

Krahas kësaj, kryeministri njoftoi se po punohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë, që synon të garantojë transparencë më të madhe dhe kontroll efektiv mbi çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në vend. Po ashtu, Rama tha se po punojmë me ministrinë për furnizimin me barna të sistemit publik dhe privat. 

“Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që sot është më ndryshe nga ajko që ishte kur nuk kishte fare trajtim mbetjesh por duhet të kinsolidohet dhe bëhet një sistem i trajtimi të mbetjeve në nivel kombëtar. Jemi duke punuar me ministrinë e Energjisë për një sistem dritë furnizimi të naftës, një domosdoshmëri dhe mundësi tanimë për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë, gjë që kemi besim se do të sjellë një kontroll efikas mbi çmimin apo sistemin e qarkullimit të naftës. Tjetra, e njëjta po punojmë me ministrinë e Shëndetësisë për barnat mjekësore, për furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik e privat, me barna dhe përsëri me shtetin si palë.  Ka ardhur koha që të kalojmë në një rol të ri të shtetit, të qeverisë në ekonomi. Të Prodhojmë sukses duke u bërë pjesë dhe po të shikoni kemi ndryshuar të gjithë qasjen ndaj pronës dhe kemi vendosur shtetin në rolin e pronarit që nuk lëshon prona por merr pjesën e vet për llogari të qytetarëve", tha Rama. 

Ora 09:14
‘Rilindja Urbane 2.0’, Rama: Tirana zona më e nxehtë, nuk ka lagje pa zaptuesin e vet! Aksioni për lirimin e hapësirave jo i lehtë, por i pandalshëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjes së ndërtimeve pa leje nuk do të jetë e lehtë, por është një aksion i pandalshëm. Paralajmëroi edhe një akt normativ.

Kreu i qeverisë shtoi se një ndër qytetet më të nxehta me këtë provblematikë është Tirana, teksa shtoi se nuk ka lagje apo bllok banimi që ka zaptuesin e vet. Këtë proces pastrimi, kryeministri e cilësoi si “Rilindja urbane 2.0”.

“Tirana është zona më e nxehtë edhe për shkak të atraksionit të madh që ka në të gjithë drejtimet dhe numrit të madh, dhe nuk ka lagje apo bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet. Ka nevojë të bëhet një punë e mirë nga kryeinspektori por ka nevojë për t’u vazhduar në të gjithë territorin dhe të gjithë ato të dhëna që po mblidhen nga deputetët duhet të kthehen në plane veprimi.  Paralelisht kemi ngritur një grup prej 60 arkitektësh lokalë, të ndarë në 8 grupe për projektimin e ripërtëritjes së pikave se ku do të bëhen prishjet dhe do të lirohen hapësirat. Do të jetë rilindja urbane 2.0 në Tiranë dhe në qytetet e mëdha. Shkodra, Lezha që çuditërisht ose jo shumë kanë më pak problematika se në Lezhë drejton policia, pastaj Durrësi, Vlora e Fieri, Elbasani, Korça është po ashtu edhe pse nuk drejton policia me më pak problematika të kësaj natyre ndërkohë që në vijën bregdetare, duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithë atyre që ndërtojnë dhe tentativave për të ndërtuar pa leje. Do të jetë jo e lehtë, por e pandalshme, konstante dhe do të vazhdojë deri kur të konstatojmë që nuk ka më tendenca të kundërta. Është gjithmonë e më pak, por prapë është shumë. Nuk mund të krahasohet me vite më parë nga pikëpamja e kaosit që krijohet por është tepër dhe duhet vënë kufiri përfundimisht gjithë kësaj veprimtarie abuzive në të gjithë territorin. Të vihet kufiri edhe me një aspekt tjetër. Nuk ka pronë private rreth e përqark një pallati të ri. Leja e ndërtimit jepet për këtë ndërtim mbi një territor dhe prandaj ligji ka koeficientin e shfrytëzimit. Kur ti ke ndërtuar, e gjithë pjesa rreth është e jotja sa çfarë është e gjithë banorëve të tjerë.

Të gjithë ato raste kur do të dilet me pretendime legalizimesh në trotuare do t’i rikthejmë pas. Për këtë temë do të bëjmë një reformë, po punojmë përditë dhe shumë shpejt, mbase për shkak të emergjencës, do të na duhet të bëjmë deri në akt normativ dhe ato 83 vota do t’i vëmë në shërbim të të gjithë qytetarëve që kërkojnë kapërcim përfundimtar nga Shqipëria evropiane dhe në zemër dhe në mendje te Shqipëria anëtare e BE. Kështu që në këtë aspekt besoj që po bëjmë gjënë e duhur.”, tha Rama.

Ora 09:12
‘Asnjë tolerancë apo dialog!’, Rama i prerë: Historia ‘ndërto që të legalizosh nesër’ s’do të ecë më! Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do të rrafshohet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se aksioni për hapësirat publike dhe për shembjen e ndërtimeve pa leje do të shtrihet në të gjithë vendin. Nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe dialog, theksoi kryeministri, duke shtuar se “ historia ndërto sot që të legalizosh nesër nuk do të ecë më”. Ai tha se çdo ndërtesë që do të ngrihet pa leje për qëllime fitimi do të shembet.

“Por ta harrojë kushdo qoftë se do të legalizojë në shkelje të ligjit dhe pas afateve. Historia ‘ndërto që të legalizosh nesër’ nuk do të ecë më dhe të gjithë ato ngrehina të ngritura për qëllim fitimi, apo çdo lloj ngrehine e ngritur në cenim të hapësirës publike të projekteve të infrastrukturës, të zonave të mbrojtura do të rrafshohet. Nuk do të ketë asnjë tolerancë, dialog , asnjë ndalim më në këtë proces dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve dhe në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve që janë penguar dhe pengohen çdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepërt, por edhe për shkak të mbylljes së syve në shumë forca inspektimi në terren kanë pushtuar hapësirat publike.”, theksoi Rama.

Ora 09:06
Investitorë strategjikë në Theth? Rama: Në Shqipëri nuk ka asnjë oligark! Nuk do të ketë resorte turistike! Është jashtë çdo lloj opsioni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur aludimeve publike në lidhje me pretendimet që pas shembjeve në Theth, fshihet skenari për ndërtimin e resorteve.

Kryeministri e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë teori, duke theksuar se nuk do të lejohen ndërtime apo resorte turistike.

“Ka pasur një turravrap të madh në Theth, jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar. Ne kemi bërë legalizimet, planin urbanistik siç e kemi premtuar, vendosur edhe financimin për transformimin e nevojshëm në zonën qendrore të Thethit. Është zonë e mbrojtur, ku ndryshe nga çfarë dëgjova se predikohet se medemek po i hapim rrugë oligarkëve thonë, megjithëse në Shqipëri nuk ka asnjë oligark. Aty nuk bëhet falë për të lejuar ndërtime dhe bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni.  Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion, janë për të ardhur keq, të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë shfaqur nëpër ekrane duke bërë zhurma, kishte dalë një bajraktar së fundmi. Ata janë një grup njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie dhe marrëdhënien tonë me thëthin dhe banorët. Ne do i mbështesim ata që kanë prona nëpër male me kusht që t’i drejtohen institucioneve dhe të marrin lejen përkatëse. Kemi bërë paketën e maleve për t’ua lehtësuar më shumë se një pjesë e tyre nuk kanë tituj pronësie se në zona të caktuara nuk është njohur 7501. Po teoria pse në sezon të prisni njëherë nuk kemi për të pritur, aq më tepër që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, edhe në zonën e bregdetit. Në zonën e bregdetit ka pasur një sërë goditjesh edhe prishje ndërtimesh nga ato të ashtuquajturve oligarkë por ata nuk dalin në TV.”, tha Rama.

Ora 09:02
Rama: Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje të lejes së ndërtimit (VIDEO)

Në qytetin bregdetar të Vlorës, sot pritet të konfiskohet një pallat që është në shkelje të lejes së ndërtimit. Paralajmërimi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me deputetët e Tiranës. Kreu i qeverisë tha se nuk do të tolerojnë asnjë ndërtim pa leje.  

"Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë asnjë ndalim më në këtë proces. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve", tha Rama.

Ora 08:52
Shembjet në Theth, Rama: S'kemi prerë në besë askënd, legalizuam rreth 300 prona! Janë goditur 40 subjekte pa leje fitimi, jo banimi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama adresoi edhe kritikat se preu në besë banorët e zonës në Theth me shembjen e objekteve pa leje. Rama deklaroi se janë shkatërruar 40 objekte pa leje, të ndërtuara së fundmi. Kreu i qeverisë shtoi se premtimi i tyre ka qenë legalizimi i pronave, të cilin e kanë mbajtur, pasi siç shtoi ai, janë legalizuar rreth 300 prona të banorëve. Sipas Ramës, nuk kanë premtuar asnjëherë objekte pa leje në këmbim të votës, ndërsa shtoi se ata që kanë dalë nëpër TV, nuk kanë lidhje fare me Thethin.

“Mbetet për t’u parë se çfarë përgjegjësie do të marrë KLP lidhur me zonjën Gjeli, e cila nuk ka pranuar as të fillojë hetimin, bazuar në denoncimet e bëra dhe dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte, të cilat në një sërë rastesh kanë pasur më shumë sesa një ngrehinë, edhe nga dy dhe nga tre, dhe policia e shtetit, ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori, dhe s’ka marrë asnjë veprim,. Gjithsecili, policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësie, ashtu sikundër bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift çuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne s’kemi prerë në besë askënd.

Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra, premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar.”, tha Rama.

Ora 08:51
Aksioni në Theth, Rama: Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, shumica nuk janë as banorë! Policia po heton kush qëndron pas pushtimit të qendrës së fshatit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm me deputetët e Tiranës, foli për aksionin e prishjes së objekteve pa leje në Theth. Kryeministri adresoi akuzat, duke thënë se personat që kanë protestuar nuk janë as të shkretë dhe as banorë vendas.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për objekte për qëllime fitimi, të cilat janë bërë në shkelje të ligjit. Rama bëri me dije gjithashtu se Policia e Shtetit ka nisur një hetim se kush qëndron pas objekteve pa leje në zemër të Thethit, që tashmë janë prishur.

“Dua të ndalem një moment tek çështja e Thethit për të adresuar edhe disa këndvështrime që në pikëpamjen time meritojnë të adresohen, se cila është qasja jonë dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Së pari, kam vënë re se ka një teori shumë, sipas meje, për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin se kush e ka. Dhe duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Nga njëra anë, kemi disa njerëz të shkretë, të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, nga ana tjetër, kemi një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj që t’i godasë. Duhet të sqaroj se këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, për njerëz të cilët janë ngjitur deri atje në një pjesë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi, madje në rastin flagrant që u bë shkak i gjithë këtij procesi. Bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur që të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe policia e shtetit po merret me hetimin se si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së zemrës së Thethit, kartolina e njohur e Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi. Nga ana tjetër, nuk e di që të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit duke ia ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit. Natyrisht që edhe strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.”, tha Rama.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 14/07/2025 17:02

    Edi Rama pune po ban shume por shteti ka me shume pune e halle. Nje shqiptar tha “Lirine nuk e solla une por e gjeta midis jush”, nje tjeter ngriti Flamurin ne Vlore, te tjere na lidhen me “Boten” politiken, ekonomine, kulturen, shkencen…. ne aq sa jemi sot. Populli yt thote si aksiom “Kush punon dhe gabon”, te uroj te punosh akoma me shume dhe te gabosh sa me pak dhe vlerso akoma e shume zemren dhe zgjuarsine e shqiptare se sa voten. Prindi shqiptar kur femija ose I riu del nga dera e shtepis I thote “Kujdes rruges dhe mireardhesh”.

    Përgjigju
  • Ridi: 14/07/2025 11:19

    NUK U NENSHTRUAN oTOMANIT PO BAJRAKTARIN E DUAM ATY, PA LIDHJE. Po ju kujtoni se prifti nuk e dinte qo ne oborrin e kishes po u ndertonin banese. Ne qofte se thelloheni pak me shume do ta kuptoni se faktikisht vete kisha inkurajoi ndertimet pa leje ne oborrin e saj duke vendosur emrin e nje te "forti". Si e shpjegoni priftin ne theth, cfare pune ka ai aty tani ne 2025? NUK I KA DALE LLOGARIJA KISHES!!!!!

    Përgjigju
  • Kola: 14/07/2025 11:06

    O PRIFT! Këto që ti i mbron janë zaptuesit mëtëmëdhej në Shkokët dhe në gjth Shqipërinë!O PRIFT! Merru me punët juaja setë dalin boll mos u mer me Shtetin.

    Përgjigju
  • Hapësira publike: 14/07/2025 10:18

    Po ato kioskat me 100 frigorifera në rrugë , që zënë rrugën , janë shëmti për qytetin. Rrezik për shëndetin qëndrojnë me temperaturë ambienti dhe në diell , dhe zënë kryqëzimet trotuare dhe ske ku kalon.karriget e kafeve prape jane . Hiqi kioskat sic i hoqe ne fillim ne lanë . Sic fillove karriere aty bej .Mos bej hiqi fillim dhe vendosi prape .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?