Politikë

Shembjet në Theth, Rama: S'kemi prerë në besë askënd, legalizuam rreth 300 prona! Janë goditur 40 subjekte pa leje fitimi, jo banimi (VIDEO)

14 Korrik, 08:52| Përditesimi: 14 Korrik, 12:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama adresoi edhe kritikat se preu në besë banorët e zonës në Theth me shembjen e objekteve pa leje. Rama deklaroi se janë shkatërruar 40 objekte pa leje, të ndërtuara së fundmi. Kreu i qeverisë shtoi se premtimi i tyre ka qenë legalizimi i pronave, të cilin e kanë mbajtur, pasi siç shtoi ai, janë legalizuar rreth 300 prona të banorëve. Sipas Ramës, nuk kanë premtuar asnjëherë objekte pa leje në këmbim të votës, ndërsa shtoi se ata që kanë dalë nëpër TV, nuk kanë lidhje fare me Thethin.

“Mbetet për t’u parë se çfarë përgjegjësie do të marrë KLP lidhur me zonjën Gjeli, e cila nuk ka pranuar as të fillojë hetimin, bazuar në denoncimet e bëra dhe dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte, të cilat në një sërë rastesh kanë pasur më shumë sesa një ngrehinë, edhe nga dy dhe nga tre, dhe policia e shtetit, ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori, dhe s’ka marrë asnjë veprim,. Gjithsecili, policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësie, ashtu sikundër bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift çuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne s’kemi prerë në besë askënd.

Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra, premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për Thethin: S’janë të shkretë, nuk premë në besë askënd! Legalizuam 300 prona, s’ka resorte turistike! Goditëm edhe ‘oligarkët’ në bregdet (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?