Kryeministri Edi Rama komentoi gjithashtu edhe reagimin e Famullitarit Dom Vlash Palaj në lidhje me aksionin e shembjes së objekteve pa leje në Theth. Kreu i qeverisë shprehu habinë për faktin se si një njeri i Zotit ndërhyn në një çështje të tillë, duke folur për “joshje e rrena” siç shtoi Rama.
“Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift çuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne s’kemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me Fondin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama për Thethin: S’janë të shkretë, nuk premë në besë askënd! Legalizuam 300 prona, s’ka resorte turistike! Goditëm edhe ‘oligarkët’ në bregdet (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al