Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se aksioni për hapësirat publike dhe për shembjen e ndërtimeve pa leje do të shtrihet në të gjithë vendin. Nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe dialog, theksoi kryeministri, duke shtuar se “ historia ndërto sot që të legalizosh nesër nuk do të ecë më”. Ai tha se çdo ndërtesë që do të ngrihet pa leje për qëllime fitimi do të shembet.
“Por ta harrojë kushdo qoftë se do të legalizojë në shkelje të ligjit dhe pas afateve. Historia ‘ndërto që të legalizosh nesër’ nuk do të ecë më dhe të gjithë ato ngrehina të ngritura për qëllim fitimi, apo çdo lloj ngrehine e ngritur në cenim të hapësirës publike të projekteve të infrastrukturës, të zonave të mbrojtura do të rrafshohet. Nuk do të ketë asnjë tolerancë, dialog , asnjë ndalim më në këtë proces dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve dhe në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve që janë penguar dhe pengohen çdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepërt, por edhe për shkak të mbylljes së syve në shumë forca inspektimi në terren kanë pushtuar hapësirat publike.”, theksoi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama për Thethin: S’janë të shkretë, nuk premë në besë askënd! Legalizuam 300 prona, s’ka resorte turistike! Goditëm edhe ‘oligarkët’ në bregdet (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al