Politikë

Rama: Nga sot, qumështi e produktet e bulmetit pa faturë do konfiskohen (VIDEO)

14 Korrik, 10:01| Përditesimi: 14 Korrik, 12:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se nga sot ka nisur aksioni në terren për konfiskimin e qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët se “qumësht dhe bylmet pa faturë, si edhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet”.

Kreu i qeverisë tha se siguria ushqimore është pika më e dobët që kemi në negociatat për anëtarësim.

“Siguria ushqimore, edhe këtu na duhet të hedhim hapa përpara, është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim. Me pezullimin e veprimtarisë së AKU dhe fillimin e një procesi provimi të të gjithë inspektorëve me gojë dhe shkrim dhe hapjen e mundësisë të të tjerëve që të përfshihen në agjenci, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Nga sot, ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Domethënë, pasiguri ushqimore. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë, mish i freskët pa faturë, do sekuestrohet. Ky është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. Në tërësi, besoj se do jetë një punë që nuk do jetë aq e vështirë sa disa vite më parë, sepse baza është e vendosur. 99 për qind e qytetarëve, nuk ndërtojnë pa leje, ata që ndërtojnë nuk janë populli, as të shkretë, por shkelës të vetëdijshëm të ligjit. Kjo epokë duhet të konsiderohet e mbyllur”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për Thethin: S’janë të shkretë, nuk premë në besë askënd! Legalizuam 300 prona, s’ka resorte turistike! Goditëm edhe ‘oligarkët’ në bregdet (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?