Lirimi i plazhit në Vlorë

Politikë

Aksioni për hapësirat publike në Vlorë, Rama ndan pamjet: Në Lungomare, një tjetër plazh publik i është rikthyer qytetarëve

12 Korrik, 12:23| Përditesimi: 12 Korrik, 12:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga aksioni i IMT-së në Vlorë për lirimin e hapësirave publike. Përmes rrjeteve sociale, Rama thekson se një tjetër sipërfaqe plazhi publik në zonën e Lungomares i është kthyer qytetarëve.

“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkruan kryeministri Rama.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjes së objekteve pa leje është ndërmarrë prej disa ditësh. Kryeministri ka ‘zbarkuar’ në disa bashki kryesore të vendit, ku dha ultimatum për një ‘rifreskim’ të këtyre institucioneve. Një valë dorëheqjesh pasuan më pas.

Ndërkohë që një ditë më parë, kreu i qeverisë mblodhi në një takim në Durrës, kryebashkiakët e vendit, ku pati kritika ndërsa njoftoi nismat e reja që do të ndërmarrë qeveria.

Kërkoi gjithashtu edhe një “shkundje” të njësive administrative, duke kërkuar shkarkimin e kryetarëve të tyre, por gjithashtu edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ulsiu: 12/07/2025 15:04

    RAMA TI PO KERKON TE MBULOSH KATASTROFEN QE KE BERE NE TIRANE..DURRES.VLORE...DUKE NDERTUAR PA PLAN URBANISTIK PALLATE KU KE MARRE PERQINDJE...ME DREDHAT E DULAKET E TU....ME LIGJIN E ZI.. 7 M DISTANCE NGA NJERI PALLAT TEK TJETRI.....DHE PER TW RREGULLUAR SADOPAK MBYTJEN QE NDJEJNE QYTETARET E TIRANES PO HEQ KARRIGET-TENDAT NGA TROTUARET...ATY I KE PATUR ATA..12 VJET..PSE NUK I HOQE ME PARE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?