Politikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama ndan videon: Më shumë gjelbërim e kënde komunitare, qytete më të gatshme për Shqipërinë në BE

8 Gusht, 16:13| Përditesimi: 8 Gusht, 16:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike.

Teksa ka ndarë një video të një gomisterie që ka zënë hapësirën publike, kreu i qeverisë shprehet se ky aksion është vetëm fillimi drejt kthimit të hapësirave që i përkasin komunitetit si dhe përgatitjes së qyteteve për hyrjen në Bashkimin Evropian.

“Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër: Rilindje Urbane 2.0 dhe program Qeveri, Bashki, Komunitet dhe Sipërmarrje! (VIDEO)


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?