E ftuar në emisionin ‘Esencë’ në Report Tv të moderuar nga Eljan Tanini, aktivistja Sevim Arbana foli hapur për abortin që ajo ka bërë përpara se regjimi monist të binte në Shqipëri. Ku e kreu abortin, si ishte gjendja e saj në atë çast, shpëtimi nga vdekja etj… Jetë për të cilën ajo nuk ka aspak nostalgji e që nuk do të donte kurrë të kthehej.
Aktivistja Arbana më tej theksoi se:
“Unë kur kam bërë abort punoja në shtëpi botuese, nuk e doja fëmijën e tretë. Nuk kishte hyrë ende viti 1991, as ndryshimet demokratike nuk kishin ndodhur ende. Për këtë arsye në vitin 1994 ligjin e parë për abortin e kemi propozuar ne si organizatë. Duhet të merrja një raport mjekësor. Kam qenë duke vdekur. Ajo gruaja që më kreu abortin pas pak vitesh u arrestua.”- tha Arbana.
‘Esencë’ shfaqet çdo të martë dhe të premte në ekranin ora 23:00 me tema mjaft interesante.
Lajmi kryesor:
Të barabarta apo të shfrytëzuara? Sevim Arbana, Ergys Mërtiri dhe artisti Shabani rrëfejnë në 'Esencë' si shfaqeshin gratë në komunizëm
G.MO/ReportTv.al