Të barabarta apo të shfrytëzuara? Sevim Arbana, Ergys Mërtiri dhe artisti Shabani rrëfejnë në 'Esencë' si shfaqeshin gratë në komunizëm

4 Tetor 2023, 17:24| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 18:54

  • Share

Dje në emisionin Esencë që shfaqet në orën 23:00 në ekranin e Report Tv ndoqët debatin reflektues për gruan shqiptare gjatë viteve të sundimit të diktaturës në Shqipëri. Tema kishte të bënte me faktin se gruaja ishte thjeshtë propagandë apo zhvillim? Ishte njësi riprodhimi apo krahë pune? E nxori Partia e Punës nga errësira për nevojat e veta dhe te shoqërisë, apo ishte thjeshtë dhe vetëm shfrytëzim për nevojat që kishte?

Biseda merr shkas nga një album fotografik i botuar në vitin 1972 me porosi nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë me titullin “Poemë për gratë Shqiptare”. Ky botim me foto në anglisht i është dedikuar gruas shqiptare në të gjitha frontet e jetës në Shqipërinë e para viteve 90të, me pak fjalë kudo ku ajo ndodhej dhe jetonte.

Redaktimi fotografik i këtij albumi është kryer nga Petrit Kumi dhe me parathënie nga Helena Kadare. Komenti i fotografive po në anglisht u shkrua nga Llazar Siliqi.

Në faqen e parë të përmbajtjes së albumit fjalia e parë thotë: Sot këto gra janë të lumtura. Për më tej nga albumi “Poem for the Albania Women” kemi shkëputur disa foto te cilat mund te ndiqen ne emision.

Artisti dhe piktori Artan Shabani foli për mënyrën se si shfaqet gruaja shqiptare në artin pamor të realizmit socialist shqiptar. 

Pas viteve ‘60 dhe deri në rënien e murit të Berlinit në prezantimin e figurës dhe të rolit të femrës në artin shqiptar kemi një qasje tjetër. Një pjesë e mirë e artistëve shqiptarë deri në fillimin e asaj periudhe studiuan në “I.E.Rjepin” në Leningrad, sot Shën Petërsburg, në Pragë, në Bukuresht, Sofie, Varshavë, Beograd, Zagreb etj. Kthimi i tyre në Shqipëri solli ndjeshëm stilin dhe mesazhet e një qëndrimi që përfshinte artin lindor. Kjo frymë ndihej qartë në të gjitha shprehitë artistike dhe kultivimi i atij qëndrimi ndaj formimit të “krijesës së re” arriti madje edhe të sanksionohej me ligj, aty ku neni 32 i Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1976 parashikonte se:

”Shteti zhvillon një veprimtari të gjerë ideologjike e  kulturore për edukimin komunist të punonjësve, për formimin e njeriut të ri” tha artisti, piktori dhe Ish Drejtori i Galerisë Kombëtare te Arteve Artan Shabani.

Sevim Arbana, aktiviste e gruas dhe të drejtave të njeriut, tregoi për herë të parë në media, abortin që ajo kreu në moshën 38-39 vjeçare në Tiranë dhe hallet e grave në ato vite. Ku e kreu abortin, si ishte gjendja e saj në atë çast, shpëtimi nga vdekja etj… Jetë për të cilën ajo nuk ka aspak nostalgji e që nuk do të donte kurrë të kthehej.

Sociologu Ergys Mërtiri i qëndroi më tej problemit se gruaja shqiptare në komunizëm ishte thjeshtë krah pune, ajo u përdor në emër të shoqërisë dhe gjoja për emrin e saj të mirë që partia e qiti në dritë, arriti të bëhej vegël dhe pjesë e propagandës shqiptare të monizmit. Sociologu dhe studiuesi Ergys Mërtiri hodhi dyshime mbi rolin e shtypur dhe në shërbim të propagandës së gruas shqiptare në shoqërinë moniste të kohës.

Ora 17:27
'Abortova 39 vjeçe, isha pranë vdekjes!' Aktivistja Sevim Arbana 'kthehet pas' në ‘Esencë’: Atë që përjetova aso kohe, e ktheva në kauzë

 

E ftuar në emisionin ‘Esencë’ në Report Tv të moderuar nga Eljan Tanini, aktivistja Sevim Arbana foli hapur për abortin që ajo ka bërë përpara se regjimi monist të binte në Shqipëri. Ku e kreu abortin, si ishte gjendja e saj në atë çast, shpëtimi nga vdekja etj… Jetë për të cilën ajo nuk ka aspak nostalgji e që nuk do të donte kurrë të kthehej.

Aktivistja Arbana më tej theksoi se:

“Unë kur kam bërë abort punoja në shtëpi botuese, nuk e doja fëmijën e tretë. Nuk kishte hyrë ende viti 1991, as ndryshimet demokratike nuk kishin ndodhur ende. Për këtë arsye në vitin 1994 ligjin e parë për abortin e kemi propozuar ne si organizatë. Duhet të merrja një raport mjekësor. Kam qenë duke vdekur. Ajo gruaja që më kreu abortin pas pak vitesh u arrestua.”- tha Arbana.

‘Esencë’ shfaqet çdo të martë dhe të premte në ekranin ora 23:00 me tema mjaft interesante.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 27/10/2023 17:19

    Me falni,nje si pyetje kam,sigurisht nga padija.Femra ngelet shtatzane,me burrin apo Dashnorit nuk Ka rendesi.Por fjala eshte te abortimi.Ky fenomeno ndodh,nga pakujdesia,nga ndonje semundje organesh ose me dashje.Kur aborti behet me dashje,apo qofte Edhe nga pakujdesia ,a nuk eshte nje varianti i "vrasjes me dashje",apo"vrasjes nga pakujdesia".Nese po',pse nuk denohet?Atehere behej CMOS te mos ndodhet.Sot mund ta abortoje shtatezanine sa here ti teket.Si mund te vleresohet,qofte Edhe kjo zonja qe mburret se deshtoi dmth vrau pjellen e saj?Mburruni me krimin qe beni.

    Përgjigju
  • Liria e jetës: 04/10/2023 18:13

    Hani hani se është bërë tani.Mos kërkoni fëmijë në shkolla por me barkun e vithet jashtë shumë shpejt në dyert e çerdheve e kopshteve do të shkojnë pleqtë për të nbajtur gjallë SHQIPËRINË.

    Përgjigju
  • Turpi: 04/10/2023 18:08

    Të paktën shko e kërko falje në ndonjë institucion fetar për krimin që ke kryer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?