TIRANË- Në kuadër të Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave nga Trafiku Rrugor, Policia ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për shoferët dhe këmbësorët ku iu bën apel që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shpëtuar jetë. Ky aktivitet vjen edhe në një kohë kur rastet e aksidenteve tragjike me pasojë vdekjen mbeten të larta në vendin tonë.
Krahasuar me aksidentet e dy viteve më parë për muajin nëntor, drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se ky muaj ka regjistruar 17 viktima më pak se nëntori i 2019, duke shpjeguar se nuk një krahasim i tillë nuk bëhet me vitin 2022 për shkak se ishim në pandemi dhe lëvizja ishte e kufizuar. Një apel të veçantë kishte për shoferët drejtori i policisë rrugore, ku iu bën thirrje atyre që të respektojnë këmbësorët.
"Po ti referohemi statistikave kemi një ulje të vazhdueshme vit pasi viti, përsëri nuk jemi aty ku dëshirojmë. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë në muajin, kemi 17 të vdekur më pak. Nuk bëjmë me 2021 sepse ka qenë një vit pandemik me numër të kufizuar lëvizjesh. Pas meje është një improvizim i një ngjarje aksidentale, qëllimi është sensibilizimi i qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës që të jenë të kujdesshëm mos të kalojnë normat e shpejtësisë, mos të bëjnë parakalime të gabuara, të respektojmë këmbësorët jo vetëm në vijat e bardhe por edhe kudo ku hasin në rrugë, të vënë rripin e sigurimit dhe mos të përdorin celularin. Do jemi të kujdesshëm qoftë me tejkalimin e shpejtësisë por edhe me respektimin gjithë rregullave. Policia ka shtuar flotën e saj të mjeteve dhe mjete tek për ët evidentuar çdo shkelje. Dua të sqaroj që këta mjete kanë qëllimi nuk është të rrisim masat administrative, por të parandalojmë, por edhe shkelet dhe zbatimi i rregullave të jetë maksimal. Qellim kemi shpëtimin e jetëve", tha Qato.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja i cili e vuri theksin tek këmbësorët dhe çiklistët, pasi sipas tij ata janë më të rriskuar ndaj aksidenteve.
"Në statistika nëse kemi një kambanë të fortë alarmi, është shtimi i vdekjeve me shkaqe nga kalimi i gabuar i rrugës, nuk duam të themi se s'kanë faj drejtuesit e mjeteve, ne do bëjmë maksimumin tonë, edhe në rast kur ka përplasje me mjetin, vdekja vjen se s'ka kokore, ose di ishte shmangur tërësisht nëse do kishte dritë. Ky nuk është shoë, por po punojmë me shkollat që të vegjël, është ditë përkujtimore por edhe një union që po të jemi bashkë të gjitha këto faktorë do i edukojmë që të vegjël. Këmbësor nuk është gjë e vogël, është kategoria vulnerabël, kujdes kalo aty ku duhet", u shpreh Gonxhja.
Aktiviteti sensibilizues u mbajt në sheshin Italia në kryeqytet, ku Policia Rrugore improvizoi një aksident për të treguar pasojat e rënda që ai sjell, ndërsa u shtri edhe në të gjithë vendin, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër e Kukës. Ndërkohë, në Berat i gjithë qarkullimi i mjeteve ka ndalur sot për 1 minutë në përkujtim të viktimave nga aksidentet rrugore.
Referuar statistikave të aksidenteve rrugore, nga viti 1992 në vendin tonë numri i aksidenteve është shumë i lartë. Gjatë këtyre viteve janë regjistruar 32.555 aksidente, ku për pasojë kanë humbur jetën 8.718 persona, ndërsa 45.726 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nëse krahasojmë vitin 2019 me vitin 2021, numri i viktimave është ulur përkatësisht me 65 persona, pasi në 2019 kanë ndërruar jetë 227 qytetarë, ndërsa deri në muajin tetor të vitit 2021 kanë humbur jetën 65 persona.
Aktiviteti sensibilizues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të viktimave nga trafiku rrugor është zhvilluar edhe në Fier. Sipas Drejtuesit të Qarkullimit Rrugor në Fier, Ylli Kondi megjithëse është reduktuar numri i aksidenteve dhe viktimave nga aksidentet në Fier, përsëri shifrat janë të larta megjithëse nga policia janë vendosur masa deri në arrest me burg dhe pezullim të lejes së drejtimit.
Report Tv mëson se brenda këtij viti vetëm në Fier janë arrestuar afro 300 drejtues mjetesh që kanë qenë potencial për rrezikun e ndodhjes e aksidenteve duke u kapur me shkelje te renda si përdorim te pijeve alkoolike dhe deri tek shpejtësia mbi normat e lejuara.
"Sot në Ditën Ndërkombëtar të viktimave nga aksidentet rrugore, Drejtoria e Policisë Rrugore Fier kanë improvizuar një aksident rrugor me qëllimin e sensibilizimit e të gjithë përdoruesve të rrugës për parandalimin e aksidenteve rrugore. Qarku i fierit është nyjë lëvizëse për jugun e vendit, kështu që fluksi i madh i mjeteve bën edhe precedentë për aksidente nga moszbatimi rregullave nga drejtuesit e mjeteve. Aksidentet rrugore kanë ndodhur dhe vazhdojnë që të jenë problematikë në jetën e njerëzve. Pikërisht ky është mesazhi që duhet të përçojmë që opinioni publik të jetë i sensibilizuar në marrëdhënien për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Këtë vit ne kemi 5 viktima më pak se viti i kaluar", tha Kondi.
I njëjti aktivitet u mabjt edhe në Lungomare të Vlorës, ku shefi i Policisë rrugore të Trafikut Urban dhe Interurban, Rustem Plaka iu bëri apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor .
"Sot është dita botërore ë përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor. Në lidhje me këtë ne kemi improvizuar një aksident me një automjet dhe një çiklist, ku ka mbetur i dëmtuar çiklisti. ne kemi një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë sa më shumë rregullat e trafikut rrugor për të shpëtuar jetë njerëzish", u shpreh Plaka.
Ndërkohë, në kuadër të këtij aktiviteti shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Altin Mena thotë se duhet bashkëpunimi i të gjitha institucioneve dhe sensibilizimi i shoqërisë për të parandaluar aksidentet rrugore që po marrin jetë njerëzish.
"Iu bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë normat e sjelljes së qarkullimit rrugor. I bëjmë thirrje që të mos përdorin pije alkoolike dhe të drejtojnë mjetin pas përdorimit të pijeve, të vendosin rripin e sigurimit, të mos shpejtojnë për të arritur sa më shpejt sepse do arrijnë tek rreziku jo në destinacionin e tyre", tha ai.
Nuk ka nevoje per apel ne qofte sa ka sinjalistiken e duhur si eshte ne BE
Përgjigju