VIP & Spektakël

Aktorja shqiptare i kthehet Farage, pas replikave me Ramën: Dil rrugëve të Anglisë dhe shiko si degjenerohen vajzat e djemtë aty

2 Korrik, 11:52| Përditesimi: 2 Korrik, 11:57

  • Share

Deklaratat e fundit të politikanit britanik Nigel Farage, i cili ka pretenduar se “1 në 50 shqiptarë në Angli ndodhet në burg”, kanë shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri, përfshirë edhe një përplasje të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit e ka kundërshtuar me forcë këtë deklaratë, duke i cilësuar pretendimet e Farage si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.

Ndonëse, vetë kreu i qeverisë u përkujdes që t’i tregonte deputetit britanik se e ka gabim dhe se është duke insistuar në një gabim me vetëdije, Farage nuk është sprapsur nga “statistikat” e tij të cilat vijon t’i referohet se të sakta dhe që japin një pasqyrim të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.

Së fundmi, lidhur me këtë çështje e cila po diskutohet gjerë e gjatë, ka reaguar edhe aktorja e humorit Delinda Disha e cila përmes një videomesazh dhe disa pamje të shkëputura nga rrugët e Londrës i ka rikujtuar Farages jetën e “shthurur” të rinisë angleze.

Aktorja shton se në një kohë kur vajzat dhe djemtë britanikë dehen rrugëve, shqiptarët kontribuojnë për atë vend dhe punojnë në mënyrë të ndershme dhe paguajnë taksa ashtu sikurse dhe ligji e parashikon.

“Doja të përshëndesja pak atë deputetin anglez, Nigel Farage. I dashur  deputet para se të vish dhe të vizitosh vendin tonë të mrekullueshëm, Shqipërinë, se sapo ndoqa lajmet dhe pashë që e kishe pranuar ftesën që të ka bërë kryeministri Edi Rama.

Të ftoj që në fundjavë të dalësh në këmbë dhe të shohësh se si dehen dhe pshuren dhe degjenerohen djemtë edhe vajzat e reja aty në Londër në Angli. Marr spuntën dhe jam shumë e sigurt te kjo që po them se pjesa dërmuese e shqiptarëve që kanë shkuar atje janë njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Ata kontribuojnë dhe paguajnë taksat për atë vend.

Ndërsa tani po mendoj, sa pak që jemi dhe sa shumë që na lakojnë. I bie që ne e bëjëm vezën me dy të kuqe. Por, jemi pak edhe saktë edhe ato punë që i bëjmë i bëjmë me besë dhe krenari. Aty në Angli ti ke lloj lloj popujsh, lloj lloj racash, indianët, polakët, mund të merresh me ata”, thotë Disha, teksa më tej reagimin e saj përmbyll duke thënë se në momentin që Farage do të vijë në Shqipëri, duke qenë se pranoi dhe ftesën e kryeministrin Rama për të vizituar vendin tonë, ai do të ndihet si “Zoti”, pasi tradita e shqiptarit nuk e lë mikun të “bjerë poshtë” dhe është i  gatshëm që ta vendosë atë mbi veten.

“Por unë jam e bindur deputeto që ti sa të shkelësh në Shqipëri do të ndihesh Zot sepse shqiptari kështu e ka, kur miku i vjen në shtëpi, shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, e përmbyll aktorja këtë videomesazh për politikanin britanik.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 02/07/2025 17:04

    BRAVO GOCA ME ZËMËR SHQIPËTARE,PO JA THYEN HUNDËN E GJATË ANGLEZIT KONDRAVERS & SHUMË BERISHISTËVE NË SHQIPËRI QË PO HELMOJNË BOTËN MË SHUMË SE ANGLEZI. Nuk e ka fain bota po ANTISHQIPËTARËT E TIPIT SALI.!!

    Përgjigju
  • Goni: 02/07/2025 15:09

    Reagim me verte injorant gjoja intelektuale. Ata jane ne shtepine e tyre sillen si te duan. Ne duam te shkojme te jetojme te shtepia e tyre jo ata te e jona. Por gjeja me e rende eshte se per ne degjenerim jane disa te rinj qe festojne e pijne ne fundjave jo korrupsioni e hajdutlliku i shoqerise Shqiptare.

    Përgjigju
  • EriEri: 02/07/2025 14:59

    E verteta eshte se drogen se shpiken shqiptaret por bota jashte shqiperise dhe shume shume nduresi qe ne as e kishim idene se beheshin ne "boten e arte" ne "boten e bukur". Shqiptaret gjeten shesh bene pershesh mire,keq le te pergjigjen vete, po nqs policia nuk eshte e zonja ne keto vende kaq te ndritura se kemi ne fajin.Pjesa me madhe e shqiptareve punojne e jetojne me ndershmeri. Une kam mjerez te mite ne nje qytet te italise dhe gjitone jane shume shqiptare te gjithe njrez qe punojne e jetojne me ndershmeri dhe kane familje shume te mira dhe te respaktuara. Droga do jete sa te jete bota, epo se kemi ne fajin per kete le ti bejne zap, ata qe meren me drogen po dhe ata qe e pin drogen . Sa per rinin àngleze po njerez me te cthurrur nuk ka qe u dhj.... mu ne lirine e tyre.

    Përgjigju
  • Londraaaa: 02/07/2025 14:16

    Nuk na ka faije kush por vete politika shqiptar, Si e ka qu popullin ne kete gjenje.

    Përgjigju
  • metja: 02/07/2025 13:28

    shkon moj hap kai byrektoret andej ka mbrostar ura ka ki ardhun! mos na hargjo megabajtat me icat surrat!

    Përgjigju
  • ana: 02/07/2025 13:03

    MOJ DELINDA DUHET PARE SA DEM BEN NJE SHQIPTAR NE ANGLI ...MUND TE JENE DHE VETEM 5 SHQIPTARE ATJE,;POR KETA MUND TE SJELLIN 50-100 TON KOKAINE NE VIT....PRA DEMI ESHTE SHUME I MADH....PRA NUK KA RENDESI NUMRI ,;POR SA DEM ATA BEJNE....

    Përgjigju
  • WTF: 02/07/2025 12:52

    Cfare reagimi banal! Cfare te duhet ty moj goce se cfare ben rinia ne Angli? Ata jane te lire te bejne ate qe duan pa u gjykuar nga tipa si puna jote qe mendon se te gjithe duhet te sillen si mendon ti. Qe Farage e ka gabim kjo dihet, por ti me keto komente idiote nuk ndihmon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?