Ekonomi

Ekskluzive/ AKU s’është pezulluar! I hiqen aksionet ‘blic’ pas ankesave të bizneseve! Brenda vitit do të shkrihet bashkë me 2 drejtori të tjera

16 Korrik, 15:15| Përditesimi: 16 Korrik, 16:28

  • Share

“Duhet të pezullohet veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit”, ishte kjo kërkesa e bërë nga kryeministri Edi Rama më 2 korrik 2025 për ministren e bujqësisë Anila Denaj.

Ministria e Bujqësisë ka sqaruar për Report Tv se nuk është pezulluar gjithë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por i është hequr e drejta për të bërë kontrolle që nuk janë të programuara që në nisje të vitit.

Praktikisht nëse ka indicie për abuzim, AKU i ndalohet të veprojë pa marrë më parë aprovim nga Ministria e Bujqësisë. Ndërsa çdo inspektim i planifikuar do të vijojë të kryhet siç është bërë deri më tani.

“Nuk ekziston një pezullim i përgjithshëm i punës së AKU-së, por është vendosur pezullim i inspektimeve të paplanifikuara, në pritje të ristrukturimeve dhe përshtatjeve të nevojshme sipas ligjit të ri. Inspektimet e planifikuara dhe të miratuara nga titullari i AKU-së po kryhen në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me planet operacionale të miratuara”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Vjet AKU ka bërë në terren 25 mijë kontrolle të planifikuara dhe më shumë se 6700 të tjera të paprogramuara në bazë risku. Por rritja e kontrolleve dhe të paparashikuara nga inspektorët e AKU-së, ka shtuar ankesat nga subjektet private.

“Vendimi për pezullimin e inspektimeve të paplanifikuara është marrë duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të ankesave nga subjekte të ndryshme për qasjen dhe sjelljen e inspektorëve, mungesën e planeve operacionale të argumentuara si dhe përgatitjet e nevojshme për implementimin e Ligjit nr. 99/2024”, thotë ministria.

Ministria sqaron po ashtu se po punohet për të adresuar rastet e mundshme abuzive gjatë kryerjes së inspektimit dhe për këtë arsye është ngritur grupi i punës që përfshin edhe ekspertizën e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që do të sigurojë vlerësim profesional të inspektorëve.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në proces të hartimit të një plani pune të detajuar për vijimin e procedurave dhe marrjen e vendimeve të mëtejshme në funksion të realizimit të reformës së inspektoratit”, vijon më tej përgjigja.

Por, të gjitha këto masa janë të përkohshme, derisa të zbatohet plotësisht reforma e inspektorateve për të cilën ende nuk ka përfunduar plotësimi i akteve nënligjore, që parashikon shkrirjen jo vetëm të AKU por edhe të dy institucioneve të tjera në fushën e bujqësisë: Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, si dhe Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe të Mbrojtjes së Bimëve. Të treja këto institucione do të ristrukturohen duke i kaluar të gjitha funksionet dhe kompetencat e inspektoratit në një strukturë të vetme qendrore.

K.T./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TIIMI: 16/07/2025 16:59

    PO KENI PRAPANICE JU TE HIQNI DREJTORIN VELLAIN E PROKURORIT NE DURRS

    Përgjigju
  • Free: 16/07/2025 16:12

    Nje nga drejtorite me gjakpirese dhe me e pavlere qe ka ekzistuar ndonjehere.Mjafton te kujtoni kohen kur kjo drejtori ishte nen udheheqjen e Lsi-s ku cdo punonjes vitin e pare duhej te punonte per te investuar tek partia.Nje nga drejtorite ku per tu futur ne pune duhej te jepje te pakten 5 mi euro.Nje drejtori qe meriton te hetohet me themel dhe minimalisht te gjobiten per cdo lek qe i kan marr popullit dhe qe e kane helmuar me lloj lloj ushqimi.Maksimalisht te denohen dhe te perfundojn si Likja duke bere shtanga ne biruc dhe te ushqehen me sallam popullor,ta kuptojn dhe ato se cfare eshte mjerimi.Turp Turp per cdo drejtor qe ka qen ne krye te saj,ka ngren mbi kurrizin e popullit,pasuruar mbi kurrizin e popullit.

    Përgjigju
  • Qytetari: 16/07/2025 15:54

    Filluat me i gëlltit ato qe thate,nuk dini cfare thoni e beni?,aku e korruptuar duhet zhdukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?