Astrit Sinanaj, fieraku i cili besohet se është dhe kushëri i killerit me pagesë, Julian Sinanaj, rrezikon të dënohet me 30 vite burgim nga gjykata. Kjo masë dënimi është kërkuar sot në gjykatën e Elbasanit nga prokurori i çështjes, Xhelian Seferi, i cili i tha gjykatës se Astrit Sinanaj, kishte tentuar të vriste me eksploziv biznesmenin, Fuad Verzivolli, i cili rezulton të ketë disa shoqëri tregtare në Elbasan, përfshirë këtu dhe një clab nate në këtë qytet.
Në konkluzionet përfundimtare prokurori tha se Sinanaj akuzohet për “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Për të katërta këto vepra penale, prokuroria ka kërkuar 30 vite burg për Sinanaj, ndërsa për shokun e tij, Thanas Thoma një ish-punonjës në kazino është kërkuar një dënim me 1.6 vite burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.
Faud Verzivolli, objektiv i këtij atentati tha në gjykatë se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj. Sinanaj kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për “Mbajtjen pa lejë të armëve”. Sinanaj, është dyshuar nga policia edhe për vendosjen e tritolit në hyrje të një tjetër clabi nate në Elbasan në pronësi të K.M., por për shkak të mungesës së provave kjo çështje tashmë është pezulluar.
Sipas akuzës së Elbasanit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 6 maj 2017, ku Sinanaj ka tentuar të vrasë me 1 kg tritol C4 biznesmenin, Fuad Verzivolli. Lënda shpërthyese është vendosur poshtë një automjeti tip “Golf” në pronësi të Verzivollit, dhe ka qenë e montuar duke u aktivizuar nga distanca. Por kjo tentativë ekzekutimi me tritol ka dështuar, pasi siç thotë prokuroria e Elbasanit, ka qenë një berber aty pranë ai që ka vënë re pakon me tritol poshtë makinës. Siç ka treguar në gjykatë, berberi ka menduar i kishte rënë telebingo, pasi besoi se qesja poshtë makinës mund të ishte me lekë.
Nga ana tjetër prokuroria shpjegon në konkluzionet e saj lexuar në gjykatë se Astrit Sinanaj, është njeriu që ka vendosur këtë sasi tritoli dhe e ka aktivizuar nga distanca me telefon. Por për shkak të mekanizmit të gabuar, ka plasur vetëm kapsolla dhe jo sasia e 1 kg e tritolit. Nëse do të plaste kjo e fundit atëherë pasojat do të ishin shumë të rënda jo vetëm për makinën por edhe për biznesmenin Fuad Verzivolli.
Ky i fundit në dëshminë që ka dhënë para gjykatës së Elbasanit ka treguar se: “Unë kam një mjet volskwagen dhe e parkoja poshtë pallatit, përballë me turizmin e vjetër. Nuk kam njohje me të pandehurin Astrit Sinanaj dhe Thanas Thoma dhe nuk kam konflikte me to, nuk i kam parë as si fytyra këta persona dhe s’kam asnjë konflikt në Elbasan. S’e di mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja, atë e di Astriti.
Sinanaj është strehuar në shtëpinë e Gent Kllogjerit dhe aty besohet se ka ndërruar dhe rrobat, për të fshehur gjurmët. Astrit Sinanaj nuk ka asnjë gjë me mua, por ai për këtë akt kriminal do merrte lekët, të tregojë se kush do ja jepte lekët. Lekët do i merrte nga Florenc Çapja dhe nga burgu ai ka dalë në 4 prill. Ky as me njeh as e njoh. Bëjnë plane të bukura. Ka marrë lekët dhe kështu i ka bërë planet”.
Ndërkohë gjatë procesit të gjykimit prokuroria ka shpalosur dhe një provë tjetër, një përgjim ambiental mes Astrit Sinanaj dhe shokut të tij Thanas Thoma. Në ambjentet e qelisë, Astriti porosit Thanasin që kur ta marrin në pyetje oficerët e porosit për të mos folur fare për ngjarjen duke i thënë: “për këtë, që na kanë thirrur s’ka asnjë fjalë…ne atë ditë”. Ndërsa Thanasi ia kthen: “E ç’na mori në qafë ne”.
Mandej thotë prokuroria se të dy së bashku bisedojnë ku sërish Astrit i thotë Thanasit duke i pohuar: “se mos thyesh ëëë?, ndërsa Thanasi ia kthen: “po, jo”.Gjithashtu prokuroria shton se nga pamjet filmike të regjistrimit të bisedave rezulton se nga shenjat dhe gjestet e bëra nga Astriti dhe konkretisht vendosja e dorës tek goja dhe tek veshi në kuptim që t’i lë me dije bashkëbiseduesit se po përgjohen.
Prokurori xheljan seferi eshte prokurori ma i korruptuar ne shqiperi. Me ka marre leket per nje gjoja mashtrim dhe madje mi ka kerkuar vet per tre muaj rresht. Akoma nuk e ka hequr vetingu kete palo prokuror hajdut.
PërgjigjuKe te drejte percka thu.. Por problemi per ne qe na marrin leket dhe denohemi prejt ktyre asht policia gjyqesore qe jan si kurvat qe per te mbulu gjurmet ndryshojn vendin e punes cdo 2 vjet per te mos u penalizu... Edhe po te kapen heqin dore nga puna edhe ligji karit thot jan te pafajshem