Akuzat e Ahmetajt në RAI3 trazojnë politikën, Çollaku tek "Integrimi': SPAK t'i hetojë! Rama ose ish zëvendësi i tij të merret i pandehur

4 Qershor, 11:51| Përditesimi: 4 Qershor, 13:52

  • Share

Akuzat e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhje me krimin dhe mafian në emisionin “Report” të kanalit Italian Rai3 janë bërë temë diskutimi edhe në komisionin e Integrimit ku ndodhet në një seancë dëgjimore kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku kërkoi që SPAK e prokuroria të hetojnë dhe të vërtetojnë këto deklarata, pasi po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Pjesë nga diskutimi në Komision

Kreshnik Çollaku: Sa e ndihmojnë qeverinë shqiptare akuzat e ish zv/ kryeministrit karshi kryeministrit për lidhje me mafian dhe krimin e organizuar dhe trafiqet ndërkombëtare të drogës?

Majlinda Dhuka: Kjo nuk është një cështje e lidhur drejtëpërdrejtë me cështjet e integrimit dhe do të kërkoja mirëkuptimin tuaj për të mos u shprehur.

Kreshnik Çollaku: Akuzat e Ahmetaj për kryeministrin janë pengesa kryesore që Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e BE.  Unë e vlerësoj etikisht heshtjen tuaj për këtë pyetje,por akuzat e një ish-zv kryeministri karshi kryeminsitrit për lidhje me krimin e organizuar është një mospërgjigje që Shqipëria nuk ja jep dot kërkesës kryesore për integrim dhe vendeve aleate. Vendi anëtar i BE-së me një kryeministër që akuzohet nga zëvendësi i tij e ka të pamundur të jetë anëtare e familjes europiane. Pyetja ime ishte nëse kjo e pengon apo Shqipërinë.

Përgjigje mori nga deputetët socialistë

Klosi i përgjigjet Çollakut: Kemi ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Ne e kemi deklaruar që nuk kemi asnjë koment për çështje të drejtëisë. Mos sillni debate të politikës së ditës

Etilda Gjonaj: Kolegu Çollaku të mos ngrejë pyetje të bazuara mbi fjalë gazetash në këtë komision. Ky komision meriton që ti përmbahemi pyetjeve që lidhen me qeverinë dhe kryeministrin por kur janë fakte reale.

Replikon Çollaku: Zoti Klosi vetë ministrja tha se 144 pika lidhen me krimin dhe korrupsionin në çështjet e integrimit.

“Unë nuk jam prokuror dhe hetues, por mos më thoni që është pa pabazë sepse kemi parë ish -kolegun tuaj se akuzon kryeministrin që ka parë në zyrën e tij njërëz që të lidhur me krimin. Është detyra e prokurisë dhe SPAK ta vërtetojë nëse është e vërtë të marrë të pandehur kryeministri. Në rast se shpif ish-zv/kryeministri të shtohen akuzat ndaj tij

Ora 11:30
Kryenegociatorja Dhuka tek 'Integrimi'/ Deputeti i PS-se: Administrata për të ardhur keq, s'dinë as për e-mail! Dhuka: S'pajtohem

Në Komisionin për Çështjet Europiane po mbahet një seancë dëgjimore me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren znj. Majlinda Dhuka lidhur me raportin mbi negociatat dhe integrimin evropian, për periudhën raportuese: janar – mars 2024 dhe angazhimet e marra në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ecuria e tyre.

Investigimi i Rai 3 lidhur me marrëveshjen për cështjen e emigrantëve, akuzat e ish zv/ministrit Arben Ahmetaj dhe intervista e kryeministrit Edi Rama  u bënë object debati edhe në këtë seancë

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ngriti pyetjen: Sa e ndihmojnë qeverinë shqiptare akuzat e ish zv/ kryeministrit karshi Kryeministrit

Majlinda Dhuka: Kjo nuk është një cështje e lidhur drejtëpërdrejtë me cështjet e integrimit dhe do të kërkoja mirëkuptimin tuaj për të mos u shprehur’ 

Çollaku: Akuzat e Ahmetaj për kryeministrin janë pengesa kryesore që Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e BE. Lidhjet e tij me krimin

Unë e vlerësoj etikisht heshtjen tuaj për këtë pyetje, por akuzat e një ish-zv kryeministri karshi kryeministrit për lidhje me krimin e organizuar është një mospërgjigje që Shqipëria nuk ja jep dot kërkesës kryesore për integrim dhe vendeve aleate. Vendi anëtar i BE me një kryeministër që akuzohet nga zëvendësi i tij e ka të pamundur të jetë anëtare e familjes europiane. Pyetja ime ishte nëse kjo e pengon apo Shqipërinë.

Deputeti i PS-se, Krashi ngriti shqetësimin për profesionalitetin e administratës

Lavrdim Krashi: Administrata shqiptare është për të ardhur keq. “Çfarë keni identifikuar? Cilat keni përcaktuar si pikat e dobëta? Përsa I takon administratës publike  që është në nivle për të ardhur keq. Sidomos autoritetet lokale mënyra se si i presin njerëzit është për të ardhur keq.

 Majlinda Dhuka: Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju se administrate është për të ardhur keq përkundrazi ka profesinistë të shkëlqyer që është konsideratë jo e imja por edhe e BE-së. Unë punoj prej 3 dekadash në administratë dhe jam pozitivisht e suprizuar. Shqipëria ka një kapërcim të jashtëzakonshëm në ofrimin e shërbimeve publike, dixhitalizimit. Unë do të kërkoja fuqinë e udhëheqjes së kuvendit të Shqipërisë në Procesin e Integrimit.

Krashi: Administrata publike në nivel lokal, nuk e dinë që ekziston email.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ledi: 04/06/2024 13:00

    Kreshnik o diplomat militant qe ben politikme mashtrimet e nje njeriu te neveritshem hanjdut dhe mashtrues si Ahmetaj ! Je njesoj si ai nga intelekti,por cudi me madhe eshte ce shtyu Ramen qe I dhe a pushtet me te larte Metin njeriu qe socialistet e vjeter nuk e afronin fare per karakterin e tij te keq . Rames mire ha beri qe I shared Leah pa as he konteibut ne PS . Lush qe njeriu qe I rekonandoi Ahmetajn Rames?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?