Akuzat e ish-Kryeministrit Sali Berisha që mazhoranca është e përfshirë në atentatin që iu bë Benard Ndrecës, kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Partia Socialiste i konsideron absurde. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e sfidoi Berishën që të bënte denoncimin nëse ka prova. Ai e lidhi sjelljen e Berishës me akuzat që bënte edhe për vrasjen e Azem Hajdarit por që rezultoi ndryshe më vonë.
“Gjithmonë kështu ka bërë. Fajësonte Kryeministrin e asaj kohe të PS. Faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër, vetë ky ishte i lidhur dhe e nxori bashkëpunëtorin e tij në pritë.
Unë e përgëzoj ministrin e Brendshëm që nuk iu përgjigj, përgjigjen duhet ta japin institucionet. Ngjarja duhet zbardhur. Nuk e bën politika policin apo prokurorin. E sfidoj Berishën, të shkojë t’i ccojë në prokurori emrat që gjoja ka. Ka një nen që e detyron të bëjë kallëzimin. Shkoni bëjeni kallëzimin, ose ndryshe mbylleni gojën se mund të ketë gjëra që s’i dihet”, tha Balla në seancë plenare.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Berisha akuzon Ramën për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës! Balla: Bëj denoncim ose hesht! Miratohen fondet për partitë për fushatë
K.T.//ReportTv.al