Sali Berisha ka shfrytëzuar foltoren në Kuvend për të hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë që sipas tij ka gisht në atentatin ndaj Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Sipas Berishës, heshtja e Ramës tregon se fshihet pas kësaj ngjarje.
Këto akuza, Partia Socialiste i konsideron absurde. Në kundërpërgjigje të Berishës foli Taulant Balla, i cili i kërkoi të bënte denoncim nëse ka prova ose në të kundërt, të heshtë. Balla nuk hezitoi të lidhte ngjarjen e fundit me atë që bëri Berisha vite më parë kur hidhte akuza ndaj PS për vrasjen e Azem Hajdarit por që rezultoi ndryshe.
“Gjithmonë kështu ka bërë. Fajësonte Kryeministrin e asaj kohe të PS. Faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër, vetë ky ishte i lidhur dhe e nxori bashkëpunëtorin e tij në pritë”, tha Balla.
Debate kishte në Kuvend edhe pasi u shty diskutimi e miratimi i projektligjit për disa ndryshime në ligjin ‘Për taksat kombëtare’. Ka qenë deputeti socialist Eduart Shalsi ai i cili ka kërkuar shtyrjen për në seancën e ardhshme plenare të miratimit të projektligjit, pasi deputetëve do u duhet të sigurohen për korrektimin e një gabimi dhe shqetësimi të marrë në momentin e fundit.
Kjo ka shkaktuar reagimin e opozitës, të cilët thonë se mazhoranca bën çfarë do vetë me të gjithë projektligjet për shkak të interesave klienteliste.
“Parlamenti fut e heq ligje si do vetë, thjesht plotëson tekat klienteliste dhe është ndërhyrje që vjen erë. Duhet shpjeguar qartë. Mirë që shkatërrohet rregullorja, por ky pazar kaq i hapur", tha deputeti Petrit Vasili.
Parlamenti miratoi me 67 vota pro dhe asnjë kundër fondin 100 milionë lekë për fushatën zgjedhore të 14 majit, fond nga i cili Sali Berisha nuk përfiton asnjë lekë, pasi KQZ njeh kryetar të PD-së, Enkeleid Alibeajn.
Pavarësisht rëndësisë së projektit, kur Kuvendi diskutonte për marrëveshjen mes Shqipërisë me Malin e Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Buna, opozita tregoi interes të ulët duke e braktisur sallën.
Deputeti Shkëlqim Bullari është betuar sot në Kuvend. Ai ka zëvendësuar Besnik Ajazin, i cili është kandidati i socialistëve në Bashkinë e Gramshit.
Ndërkohë, në sallë nuk kanë qenë deputetët e tjerë që do të marrin mandatin.
Nga ana tjetër nuk kanë qenë në sallë Asllan Dogjani, Lodovik Hasani dhe Qani Xhafa, të cilët zëvendësojnë deputetët demokrat. Për deputeti Oerd Bylykbashi, ato nuk janë njoftuar dhe kjo është në shkelje të Kushtetutës.
“Duhet të ishin prezentë, deputetët nuk janë njoftuar për të qenë prezent, dhe kjo ndodh kur futet një procedurë e paparashikuar më parë. Nuk i keni njoftuar, procedura duhet të respektohet sepse është respektuar Kushtetuta”, tha Bylykbashi.
Miratimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë dhe marrëveshja e huasë nëpërmjet Shqipërisë dhe bankës gjermane, KFË për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal”, janë shtyrë për seancën e radhës. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se e bëri këtë kërkesë pasi donte që opozita të ishte e pranishme. Mirëpo, duhet thënë se mazhoranca nuk i kishte votat pasi duhej shumicë absolute (71 vota). Shumica e deputetëve socialistë dhe demokrat nuk ishin të pranishëm në sallë.
Pavarësisht se në Kuvend po diskutohet për zhvillimet në Shkodër dhe marrëveshjen e Shqipërisë me Malin e Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë, nga ana e opozitës duket se ka një interesim fare të vogël teksa në Kuvend janë të pranishëm vetëm 7 deputetë të PD. Dhe të pranishmit nuk janë deputetë të zonës së Shkodrës përveç Greta Bardelit.
Akuzat e ish-Kryeministrit Sali Berisha që mazhoranca është e përfshirë në atentatin që iu bë Benard Ndrecës, kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Partia Socialiste i konsideron absurde. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e sfidoi Berishën që të bënte denoncimin nëse ka prova. Ai e lidhi sjelljen e Berishës me akuzat që bënte edhe për vrasjen e Azem Hajdarit por që rezultoi ndryshe më vonë.
“Gjithmonë kështu ka bërë. Fajësonte Kryeministrin e asaj kohe të PS. Faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër, vetë ky ishte i lidhur dhe e nxori bashkëpunëtorin e tij në pritë.
Unë e përgëzoj ministrin e Brendshëm që nuk iu përgjigj, përgjigjen duhet ta japin institucionet. Ngjarja duhet zbardhur. Nuk e bën politika policin apo prokurorin. E sfidoj Berishën, të shkojë t’i ccojë në prokurori emrat që gjoja ka. Ka një nen që e detyron të bëjë kallëzimin. Shkoni bëjeni kallëzimin, ose ndryshe mbylleni gojën se mund të ketë gjëra që s’i dihet”, tha Balla në seancë plenare.
Deputeti Flamur Noka ka folur në Kuvend për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit, Benard Ndrecës. Noka ashtu si Berisha, bëri përgjegjës Edi Ramën për atentatin, duke thënë se heshtja e tij e provoi se qëndronte mbrapa atij akti.
“Si mund të shpjegohet ndryshe që kryeministri pa bërë disa orë nga ngjarja, ishte në aktivitet dhe nuk e përmendi fare. “Askush nga ju nuk e përmendi fare rastin në Vaun e Dejës. A thua aty ishte goditur një mizë dhe jo lideri i opozitës së atij vendi, pa asnjë problematikë me ligjin. bëtë gjithçka kundër opozitës, për ta përçarë politikisht dhe tani kujtoheni që të bëni dhe likuidime fizike. Këtu vini e fusni kokën nëpër ato tavolina si struci në rërë dhe nuk keni kurajo. Dhe një krimineli ti ndodhë ngjarje të tilla duhet të këtë reagim, edhe për kriminelin nuk është tritoli, është ligji dhe drejtësia. Tregoni që mbrapa atij atentati është Edi Rama, prandaj nuk bëzajti asnjë fjalë për të dënuar. Ishte një akt terrorizmi politik. Ju e shihni veten të pashpresë. Ndaluat dhe takimet me idenë e kursimeve, por jo. Rama takohet me administratën vetën se s’ju mbështet njeri tjetër.
Strategjia juaj është terror dhe blerje, pse nuk keni folur asnjëri. Ku është zotëria. Kryetare kuvendi duhej të kishit folur, të dënohej akti terrorist. Sikur ia tritol ti ishte vënë ndonjërit prej jush, çfarë do thoshit, do drejtonit gishtin direkt, ndërsa kshu fërkoni duart. Ka fytyrë njerëzore kjo qeveria mund ta quajë qeveri njeri këtë. Ju jeni regjim por keni kaluar çdo limit. Më 14 maj do e merrni përgjigjen. Nuk ka presion, shantazh, tritol që do ndalojë vrullin e demokratëve dhe opozitarëve të këtij vendi për ti treguar Ramës vendin dhe ju të gjithëve. Vetëm mazhorancë nuk jeni, jeni një grup u strukturuar kriminal”, tha Noka.
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Kuvend tek atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Berisha bën fajtor Edi Ramën, për të cilin thotë se me heshtjen e tij provoi se qëndron mbrapa atij akti.
“Nuk ka diskutim se në tërë historinë e botës pas çdo atentati politik, qëndron politika. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi Rama me heshtjen kriminale 48 orëshe. U godit për ti marrë jetën një politikani të ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, atdhe dashurisë te besimit të liria. U godit si kundërshtar politik, në mënyrë më kriminale të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi nuk guxuan dot ët shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, u strukën në labirintet e krimit tyre të shëmtuar dhe ky është Edi Rama. S’ka krye në botë nëse do ishte dorë jashtë që s’do dënonte një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltës si krim politik. Me këtë heshtje faktoi se qëllon kryekëput me para këtij akti”, tha Berisha.
Deputeti i PS, Pandeli Majko ka ironizuar opozitën duke përmendur fjalën e Sali Berishës që thotë se servilët i ka marrë PS. Majko tha se sipas kësaj i bie që Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi nuk bëjnë më opozitë.
“Ritheksoj se kërkesa e një grupi deputetësh për të rishikuar disa shqetësime të grupeve të interesit, kjo më duket shumë e bazuar dhe nuk mendoj se sot në parlament duhet të bëhet një fushatë e çuditshme elektorale. Përse thoni që ne po ndryshojmë programin dhe rendin e ditës ftoj zotin Leskaj të reagojë. Sot përfaqësuesi i partisë komuniste përfaqësohet nga partia juaj, citoj kryetarin tuaj që ka thënë se sot PD është pastruar nga servilët dhe i ka marrë PS, pra Jorida dhe Bardhin i kemi marrë ne?”, tha Majko.
Jorida Tabaku ka replikuar me Majkon të cilit i thotë se e respekton prej moshës dhe eksperiencës por shton se është turp të përdoret debati në PD si argument.
“Ligjet në parlament vijnë me porosi, siç ishte taksa për hirrën e qumështit që prekte prodhuesit e qumështit, për të ndihmuar disa kompani. Ka muaj që diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Lejet zotit Shalsi vijmë apo nuk vijmë në Komision, nuk i marrim sot. Majko i drejtohem me respekt për moshën dhe eksperiencën. Por kur mosha dhe eksperienca keqpërdoren dhe përdoren emrat e kolegëve tanë, kjo është e turpshme. Mes jush turp është që përdorni debatin e PD në këtë Kuvend. S’ka nevojë që të them unë se sa punë bëj apo se kush është i shitur apo i blerë. Herë tjetër respekt për moshën dhe eksperiencën, kur përdor emra të kolegëve në Parlament.”, tha Tabaku.
Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka qenë skeptike për miratimin e projekt ligjit për Autoritetet e Mediave Audiovizive. Açka është shprehur se ky ligj në fakt jo vetëm që nuk rregullon asgjë por gjithashtu shton pasiguri. Açka ka akuzuar kryeministrin Rama se ka arrirë të blejë shumicat e mediave në Shqipëri.
“Mjedisi ynë audio vizual nuk është etik, është banal. Ata flasin me zë të lartë dhe u çajnë kafkën shqiptare me atë që thonë. Ky ligj, nuk e rregullon këtë rol thelbësor.
Në Shqipëri kjo lehtësi e padurueshme, shkon nga represioni i hapur i medias. Në këtë hapësirë pa kontroll ky ligj shton pasiguritë e tij.
Kur erdhi Rama në pushtet, sulmin ndaj tij e cilësoi si sulm ndaj fjalës së lirë. Po këto shërbime ndja qytetarëve i ka tejkaluar me absolutizimin e tij.
Ai i ka blerë hapur. Kryeministri ynë është më i përkëdheluri nga media madje i krijuar nga spektakli i rremë. Nuk e ndryshon nga diktatorët absolutë. 10 vjet më pas spektakli politik është i madh, madje bie në nivelin e fushatave me tallava. Madje e shquan si diccka të zgjuar. Qysh prej çështjes McGonigal ka hyrë në agjërim politik duke na zbehur cirkun në Kuvend. Një treg pa rregulla dhe në një treg të tillë vetëm mohimi është abuzim, pra vetëm me gjoba. Pra, kush na siguron se pas miratimit do të ecë mbarë kur po ecim me nxit?”- tha Açka.
Në Kuvend nisi debati pasi u vendos që të shtyhej diskutimi dhe miratimi i ligjit për taksat kombëtari. Eduard Shalsi tha se e bënë pasi s’duan të lënë shteg për saktësime më vonë. Ndërsa Bujar Leskaj pretendoi se kanë interesa klienteliste.
“Një koleg deputet mbështeti ndryshimet, një tjetër tha ka interesa klienteliste, njëri gozhdës, tjetri patkoit. Nuk po e tërheqim por po mundohemi të saktësojmë për të mos lënë asnjë shteg për saktësime. Ka shtyrje dhe ju ftoj që ditët në vijim ejani kontribuoni dhe nuk do të flisni më njëri pite e tjetri simite”, tha Shalsi.
“Ju keni 4 muaj që thoni shtyrë, shtyrë se jeni në interesa klienteliste. Ju jeni pjesë e reklamave dhe tani do futeni atje. Nuk jua bën zemra që gabimin që bëtë në 2021 për prodhuesit vendas që i goditët dhe jua shtuat koston me 5%. Për drejtuesit e rinj të Shërbimit sekret e kisha me ironi. Dhe për ndërkombëtarët se jeni bërë të lehtë e s’dua t’ju fyej se jam me agjërim, ato interpretimet për drejtues të PD e kolaicionit, nuk duhet të provokoni por përcaktimi ‘gjysh’ ju ka dhënë vlera. Djali, babai ju përcaktoi gjysh”, tha Bujar Leskaj.
Nisma e qeverisë për të rritur pagën mesatare brenda vitit 2024 nga 563 euro që është aktualisht në 900 euro, do të ketë një efekt domino në të gjithë sistemin e pagave në vend. Nisur nga kjo efekti do të duhet të shpërndahet edhe në sistemin e rrogave në institucionet më të rëndësishme të vendit, duke përfshirë edhe pagat e deputetëve apo të të zgjedhurve të tjerë.
Report Tv ka mësuar se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste janë duke diskutuar që të kërkojnë që për deputetët të mos merret një vendim për rritjen e pagave por shifra e parashikuar për këtë të përdoret për investime të tjera. Kjo nismë është thjesht në fazë diskutimi dhe ende nuk ka asnjë konkrete.
I pari që e përmendi sot në seancë plenare ishte deputeti Edmond Spaho. Deputeti i ‘Rithemelimit’ teksa po fliste për shpërndarjen e fondeve të partive politike tha se ka dëgjuar që deputetët socialistë do të kërkojnë që të mos u rritet rroga. Ai tha se kjo është e turpshme.
“Vendimi për paratë duhet të ridiskutohet. Kodi thotë që lekët duhet t’i marrin partitë që angazhohen në fushatë elektorale ndërkohë që ju ia jepni atyre që nuk ekzistojnë.
Ndërkohë kam dëgjuar që deputetët e mazhorancës do të ndërmarrin një nismë që nuk do të pranojnë rritjen e rrogave. Kjo është e turpshme. Duan ta barazojnë deputetin me një përgjegjës sektori në ministri”, tha Spaho.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha në fjalën e tij në seancë plenare se ekonomia shqiptare është në një situatë shumë të keqe.
“Nuk lini gjë pa rënë në tokë. Tani meqe dolën probleme doni ta hiqni. Por shqetësohuni edh për taksat e tjera. Hiqni atë taksën e naftës që po e shkatërron ekonominë. Ekonomia shqiptare është në ditët e saja më të këqija. Rruga që keni nisur është pa krye. Nuk ka raport ndërkombëtar që thoni një fjalë të mirë. Edhe ato që ne ju kemi propozuar doni t’i bëni tani në fushatë zgjedhore. Rreni dhe mashtroni pa fund. Mos e mbyllni parlamentin një muaj, siç keni ndërmend por të vazhdojmë punën. Rregullorja nuk e lejon që Kuvendi të bllokohet”, tha deputeti Sula.
Kreu i Grupit Parlamentar të partisë socialiste, Taulant Balla në replikë të Tritan Shehut i cili përmendi Kosovën dhe mbështetjen që do duhej dhënë nga Shqipëria, tha se gjithçka është gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t. Ai u shpreh se firmat janë mbledhur nga më shumë se 5 vende dhe nga 20 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KiE
‘Lidhur me sa u kërkua nga deputeti Shehu në mënyrë të përsëritur unë besoj se Kuvendi e ka adresuar çështjen. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Mbështesim krerët e UÇK. Dje Kosova ka miratuar 14 Prilli do të lidhet gjithmonë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mendoj se kjo duhet të ishte ngritur si diskutim sot nga opozita. Mos bëni politikë me Kosovën. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që është 20.
Ne po ecim përpara me rezolutën, po kur shkojmë nga Kosova tek paratë e fushatës është groteske (referuar fjalës së Shehut).
Ju këshilloj të bëni dhe ju si ne, mbillni pemë.’- tha Balla.
Çfarë kërkon Shqipëria?
Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).
Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë betejën në Hagë prej më shumë se 2 vitesh ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtyrjen e diskutimit dhe miratimit të projektligjit për taksat kombëtare. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se duhet diskutuar skema për fermerët jo diskutime individuale që prekin një prodhues.
Në kundërpërgjigje, Eduard Shalsi tha se është e keqinformuar ose po dezinformon ndërsa theksoi se qëllimi është të rregullojnë disa probleme teknike. Me ironi, u shpreh se mazhoranca i pranon gabimet dhe i rregullon ndërsa opozita pretendon se është e pagabueshme.
“Të diskutohet skema për fermerët. Diskutimet individuale për ligjin që prek vetëm një prodhues, ky parlament duhet të ketë turp që t’i diskutojë”, tha Tabaku.
“Keqardhje që Tabaku është e keqinformuar ose dezinformon. Do të ftoja në takimet me grupet e interesit. Kemi qëndruar deri natën vonë. Përmende termin barista që domethënë se nuk e ke idenë për çfarë diskutojmë. Nëse doni që të bëjmë shërbim do të duhet më së paku të merrni pjesë në diskutimet e komisionit të Ekonomisë dhe po jua përsëris kemi zhvilluar disa takime me grupe të ndryshme interesi, kemi vizituar edhe mjediset e tyre, duam të sigurohemi që po korrektojmë një gabim që është bërë. Kemi marrë dhe një shqetësim për të cilin ne jemi shumë të ndjeshëm por së paku duhet të ishim serioz që nëse jeni të shqetësuar, ejani në këto tryeza. Ka një qëllim të qartë ky ndryshim. S’kemi rënë dakord për aspektin teknik por qëllimi është të korrektojë një gabim të bërë. Nuk kemi droje të pranojmë që kur një gjë s’bëhet mirë, ta rregullojmë. Ju jeni të pagabueshëm”, tha Shalsi.
Deputetja demokrate Ina Zhupa është ndalur në Kuvend tek atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Zhupa e cilësoi si një akt terrorist në nisje të fushatës dhe kërkoi nga ministri i Brendshëm që të japë informacion se ku janë hetimet deri më tani.
“Akt terrorist ka ndodhur ndaj kryetarit të PD në Vaun e Dejës duke u sulmuar për eliminim fizik me tritol. Kjo ishte hapja e fushatës elektorale e padëgjuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe vendeve demokratike. Ky parlament duhet të distancohet, ministri i brendshëm të na thotë ku janë hetimet, se nëse keni ndërmend ta bëni kështu fushatën elektorale i keni bërë llogaritë gabim”, tha Zhupa.
Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu foli në kuvend për fondin që pritet të miratohet për partitë politike për zgjedhjet vendore. Shehu tha se kjo është vjedhje dhe se po i japin lekët PD-së së Alibeajt si paterica të Ramës.
“Keni një projekt vendim për fondet. Vjedhje masive, mund të kalojë kjo çështje pa u diskutuar në parlament. Është krijuar një situatë e tillë ku po përfitohen paratë nga ca paterica, është një mashtrim i atyre dhe një vjedhje e qeverisë për ti paguar ata”, tha Shehu.
Noka dhe grupimi i vet ven tritolet naten dhe vijn ne parlament e kerkojn llogari nga te tjeret diten aq te pa fttyre jane! Flet Acka per kafka dhe cirqe kur cirku i parlamentit jane opozita vet!
PërgjigjuShikoni mor Shqiptar gërdalla Edmond Spaho do lek se si dalin 1.500000 po do më shum. Në një koh që ka Shqiptar që nuk han dot tre vakte në dit. Pra gërdallës Edmond Spahos i qan shpirti për popullin. Po mir ja bëjn kti kodosh populli që votojn plera të tilla si Edmond Spaho.
PërgjigjuJa ku e nxorre kokën o shushunjë e Viçidolit! Policia është e paaftë të dokumentojë lidhjen midis ekzekutuarve të shpërthimit dhe këtij palaços!
PërgjigjuOpizita ka marre fund num e kuptoh se si i shkojne akoma pas ca njerez
PërgjigjuTe gjithe keta te opozites nuk dine ku kane koken
Përgjigjuopozita vetem budalliqe di te thote
Përgjigjusa budallenj qe jane te shkretet,ne vend qe te punojne rrine e flasin per Ramen.Keshtu skeni gje ne vije!
PërgjigjuO Taulant Balla po firmën e kryekriminelit hajdut Sali Bajgës do ja merni ? Apo ai si spiun i Sërbit nuk e jep firmën. Por krimineli hajdut e dha firmën në kundër Kosovës.
Përgjigjuhahahaha o zot i madhe sa te dobet qe jan
Përgjigju