Deputeti Sula në Kuvend: Ekonomia shqiptare në ditët më të këqija! Mos e mbyllni parlamentin për fushatë

13 Prill 2023, 11:00| Përditesimi: 13 Prill 2023, 11:32

  • Share

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha në fjalën e tij në seancë plenare se ekonomia shqiptare është në një situatë shumë të keqe.

“Nuk lini gjë pa rënë në tokë. Tani meqe dolën probleme doni ta hiqni. Por shqetësohuni edh për taksat e tjera. Hiqni atë taksën e naftës që po e shkatërron ekonominë.  Ekonomia shqiptare është në ditët e saja më të këqija. Rruga që keni nisur është pa krye. Nuk ka raport ndërkombëtar që thoni një fjalë të mirë. Edhe ato që ne ju kemi propozuar doni t’i bëni tani në fushatë zgjedhore. Rreni dhe mashtroni pa fund. Mos e mbyllni parlamentin një muaj, siç keni ndërmend por të vazhdojmë punën. Rregullorja nuk e lejon që Kuvendi të bllokohet”, tha deputeti Sula.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha akuzon Ramën për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës! Balla: Bëj denoncim ose hesht! Miratohen fondet për partitë për fushatë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?