Politikë

Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale

14 Janar, 19:26| Përditesimi: 14 Janar, 22:08

  • Share

TIRANË - Ish kreu i Shërbimit Inteligjent, Fatos Klosi ishte sot në ‘Frontline Intervieë’ ku ndër të tjera u ndal për Marsela Karapançon edhe tek akuzat e Berishës për deputetin socialist Pandeli Majko.

Berisha deklaroi se Majko është në përgjimet e SHISH, të cilat kishin objektiv trafikantë droge që ndodheshin në një tavolinë me Majkonë në Kukës disa vite më parë. Për Klosin këto janë deklarata të pabesueshme dhe i përkasin stiliti politik të Berishës prej 35 vjetësh tashmë.

'Bën deklarata nga më të çuditshmet. E kam provuar me deklaratat me mua. Kanë qenë broçkulla. Ashtu ka stilin e politikës. Nuk ka folur shumë për bëmat e tij. Është fokusuar te kundërshtari. Nuk ka kritikuar kurrë që ky program është i gabuar. Ai merret me probleme personale të njerëzve. Nuk e besoj dot. Është një përgjim ambiental nëse është. Po nuk ma merr mendja që SHIK është zgjeruar për të përgjuar një trafikant droge. Majko është dhe deputet dhe përgjegjës i PS për Kukësin. Duhet marrë leje për të. Sipas Berishës nuk është marrë leje por është marrë leje në një gjykatë. Nuk e besoj komplet. Është luftë politike e Berishës.'

Informacionet e Shërbimit gjithnjë janë sekrete, vijon Klosi dhe nuk është normale që ato të dalin.

'Shërbimi ka një detyrim. Si ka dalë ky informacion. Shërbimi ka si nen se puna e shërbimit është sekrete. Ka plote raste ku nuk ka kohë të merret leja në gjykatë. Shërbimi nuk ka në plan të çojë njerëzit në gjykatë. Përgjimet janë gjëra të vogla. Berisha thotë nuk është në përgjim Pandeliu, janë njerëzit. Aty u ndodh Pandeliu. Çdo kërkesë e çdo qytetari është legjitime. Nëse një personazh si Berisha bën një deklaratë, Pandeliu është normale të bëjë këtë kërkesë. Fakti që ai e kërkon një informacion nga SHIK, është i sigurt se nuk e ka bërë këtë punë. Pandeliu e di shumë mirë se nuk ka ndodhur kjo gjë.'

'Kryeministri do thërrasë shefen e SHIK, do e pyesi është e vërtetë kjo që thotë Berisha. Po sajon apo ka të vërtetë. Ma merr mendja se kështu do jetë. është bërë ky muhabet. SHIK ka përgjegjësi si doli informacioni.'

Më tej, Klosi shpjegon edhe si procedohet nga SHISH në raste përgjimesh.

'Puna e Shërbimit Informativ është sekret. Puna është për shtetin, që të ketë informacion, për fenomene. SHIK nuk dënon. Është shërbim informativ, për fenomene që cenojnë sigurinë kombëtare. Natyrisht kontrabanda, trafiku. Përgjimet e mëdhaja nuk kanë ardhur nga SHIK. Janë nga shërbimet partnerë. Policitë partnere. Përgjimet kryesore kanë qenë nga ato celularët. I sollën policia franceze dhe vendet e Beneluksit.'

'SHIK ka orientimet e veta. Krimi i organizuar ka qenë objekt nga kryesorët. Ka planet e veta se ça bën. Kur e sheh se duhet të njoftojë policinë dhe prokurorinë. SHIK nuk merret me politikë. Nuk është marrë në kohën time, nuk merret më. Ne e dëgjojmë Berishën përnatë. Ça do bënte SHIK më shumë se këto që thotë Berisha.'

Megjithatë prioritetet e punës së SHISH i cakton kryeministri pasi varet nga ekzekutivi.

'Prioritetet e shërbimi i cakton kryeministri. Që do merreni me këtë punë, me këtë punë. Dhe në varësi të punës del se kush është më i rëndësishëm si fenomen. Jo duke shkuar prapa një trafikanti.'

Klosi zbulon se në kohën kur punonte në krye të SHISH, kishte takime të shpeshta me drejtor policie, ministra të brendshëm apo prokurorë.

'Takohesha me prokurorin 3 herë në ditë. Takohesha me ministrin e brendshëm, me drejtorin e policisë. Sot kur takohet prokurori me kreun e SHISH del në lajme. Bashkëpunimi me policinë është orientim nga shefi, kryeministri. Nuk kanë si dalin në treg informacionet. Të bashkëpunojë SHIK me policinë është normale. Në Shqipëri i bën politika të gjitha kritikat. Si rasti konkret, prandaj nuk i besoj. Duan ta nxjerrin Majkon si bashkëpunëtorë me krimin dhe ka vjedhur vota.'

Ora 19:55
Fatos Klosi: Ja çfarë nuk duhet t'ia falim Berishës! Krijoi antagonizëm që në 1992, duke sharë dhe shpifur për tjetrin

 

Fatos Klosi tregoi në ‘Frontline Interview’ se çfarë gjëje shoqëria shqiptare nuk duhet t’ia fali Sali Berishës.

Për Marsela Karapançon, Klosi thotë se Berisha nisi luftën politike në Shqipëri, pas 1990 me sharje dhe shpifje, duke mos u marrë me programe politike. Sa i përket akuzave ndaj Pandeli Majkos i shikon si të njëjtat gjëra që ka bërë prej 1992.

'Berisha krijoi këtë situatë politike që kemi. Një luftë ngjarjesh, familjare ky është kështu apo ashtu. Krijoi antagonizëm. Situatë luftarake, por jo luftë politike, por duke sharë dhe shpifur për tjetrin. E nisi që në '92. U mor me ata të mëparshmit. U dënuan për kafetë. Kështu është akoma sot. këtë quan politikë ai. E kam provuar në kurrizin tim. Këtë nuk duhet t’ia falim atij. Me Pandin është njësoj si në 1992. Nuk e meriton të dëgjohet. Mediat po e mbajnë gjallë. Nuk po thotë ndonjë gjë. E njoh tani, prej 30 e ca vjetësh.'

Ora 19:48
'Pres shumë nga vota e diasporës', Fatos Klosi: Në Shqipëri nuk ka të majtë e të djathtë! Ka shefa partish, me Berishën dhe Ramën

 

Fatos Klosi foli në ‘Frontline Interview’ edhe për votën e diasporës. Ai pret shumë nga kjo votë.

Më tej thotë se në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë, por ka shefa partish. Sakaq, shton për Marsela Karapançon se vota në Shqipëri ka qenë gjithnjë ndëshkuese.

'Pres shumë. Njerëzit dyshojnë. Nuk është se u ndave nga Shqipëria meqë ike. Një pjesë e valutës shqiptare vjen nga emigracioni. Janë të interesuar. Ato para nuk vijnë kot. Vijnë për prindërit e tyre. E dyta, po aq e rëndësishme, ata njerëz janë më të evoluuar se ne në një sistem demokratik. E kanë ndryshuar mentalitetin që kemi ne. Në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë. Këtu ka shefa partish. Me Berishën dhe Ramën. Nuk është ky mentalitet atje. Vota në Shqipëri është ndëshkuese. Nuk është kollaj të vlerësosh të mirën.'

Ora 19:36
Akuzat ndaj Majkos, Fatos Klosi: Berisha ka dalë shpesh blof! E di që as vetë nuk i beson! Salianji u bë shembull, më mirë të mos merren më me këto gjëra

 

Sa i përket akuzave të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës se vëllai i Edi Ramës, Olsi ka lidhje me trafkun e drogës dhe laboratorin e drogës në Xibrakë, Fatos Klosi shpreson që kjo punë të shkojë si dosja Babale.

Sipas tij, Salianji u bë një shembull se duhet mbajtur përgjegjësi për atë që thuhet. Në ‘Frontline Intervieë’, ai i shikon deklaratat e Berishës dhe PD përpjekje për të bërë më të lehtën në pamundësi për të ofruar një program politik, por duke u kapur dhe hedhur akuza.

'Deklaratat e kryeministrit është një deklaratë serioze. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi. Opozita nuk merret me problemet e qeverisjes. Por merret se ky është kështu apo ashtu. Është më e kollajshme. Tani duhet të mbahet përgjegjësi, Salianji ishte i pari dhe thashë shyqyr. Bëjnë mirë të mos merren më me këto gjëra. Berisha ka dalë aq shpesh blof, dhe i thotë përnjëherë se bëhet entuziast, e di shumë mirë që as vetë nuk i beson. Zgjedh disa nga ato i thonë, më pikantet. Majko është një nga figurat kryesore të PS-së. Duke goditur Majkon, godet PS, se ja ç’kanë bërë. Parapërgatiten për të justifikuar rezultatin e zgjedhjeve.'

Më tej Klosi thotë se Berisha hedh disa shifra si minimumi jetik 200 euro, pa menduar fare se ku do gjenden paratë për këtë program. 

'Berisha vijon stilin e vet. Nxjerrja e tij bëri efektin e kundërt. Nuk kanë asnjë ide të qartë si do qeverisin. Përdor 4 shifra, minimumi jetësor 200 euro. Si do bëhen këto gjëra. Ku do i gjesh paratë. Do bëj mrekulli. Do shpëtoj rininë shqiptare nga emigracioni. Njerëzit ta dinë se me Berishën në fushatë, situata është kjo. Në asnjë vend përveç vendeve totalitare. Ka një fenomen në vendet ish komuniste, ka tentativë korrupsioni nga politika, dhe thoshte dhe këtu është njëlloj si në Poloni, Hungari, Rumani. Kanë qenë vende të varfra, politikanët nuk janë tradicionalë si në familjet e mëdha. në komunizëm nuk ka pasur politikë. U sajuan politikanë. U sajuan nga jo politika. Lloj-lloj njerëz dolën mbi ujë. Dhe duke pasur në dorë, lëvizin shuma të mëdha. janë korruptuar njerëz. Nuk është fenomen i joni.'

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • olsi: 15/01/2025 00:21

    Ju te PS jeni gjith jeten ne Pushtet, qysh ne Komunista nderruat emrin dhe post komunizem vetem 8 vite ishte Berisha ne pushtet dhe arriti shume, kurse ju vetem vidhni e vidhni edhe dinjitetin njerzve dhe tani thoni qe e keqja me e madhe eshte Berisha, po ku ka te keqe me te madhe se ju komunista te flliqur deri ne qelize

    Përgjigju
    • Rama: 15/01/2025 08:24

      Olsi!mos harro 96tën,97 me firmat piramidale,shkatërrimin dhe luften civile dhe djegien e Shqipërisë,Gërdecin me 26 të vrarë,dhe me qindra të plagosur,Grushtin e shtetit dhe vrasjen e Hajdarit,vrasjet e 21 Janarit me 4 protestues me duar në xhepa,e shum e shum krime të tjera që ky krimineli yt Berisha .

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?