Politikë

Akuzat ndaj Majkos, Fatos Klosi: Berisha ka dalë shpesh blof! E di që as vetë nuk i beson! Salianji u bë shembull, më mirë të mos merren më me këto gjëra

14 Janar, 19:36| Përditesimi: 14 Janar, 19:46

  • Share

 

Sa i përket akuzave të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës se vëllai i Edi Ramës, Olsi ka lidhje me trafkun e drogës dhe laboratorin e drogës në Xibrakë, Fatos Klosi shpreson që kjo punë të shkojë si dosja Babale.

Sipas tij, Salianji u bë një shembull se duhet mbajtur përgjegjësi për atë që thuhet. Në ‘Frontline Intervieë’, ai i shikon deklaratat e Berishës dhe PD përpjekje për të bërë më të lehtën në pamundësi për të ofruar një program politik, por duke u kapur dhe hedhur akuza.

'Deklaratat e kryeministrit është një deklaratë serioze. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi. Opozita nuk merret me problemet e qeverisjes. Por merret se ky është kështu apo ashtu. Është më e kollajshme. Tani duhet të mbahet përgjegjësi, Salianji ishte i pari dhe thashë shyqyr. Bëjnë mirë të mos merren më me këto gjëra. Berisha ka dalë aq shpesh blof, dhe i thotë përnjëherë se bëhet entuziast, e di shumë mirë që as vetë nuk i beson. Zgjedh disa nga ato i thonë, më pikantet. Majko është një nga figurat kryesore të PS-së. Duke goditur Majkon, godet PS, se ja ç’kanë bërë. Parapërgatiten për të justifikuar rezultatin e zgjedhjeve.'

Më tej Klosi thotë se Berisha hedh disa shifra si minimumi jetik 200 euro, pa menduar fare se ku do gjenden paratë për këtë program. 

'Berisha vijon stilin e vet. Nxjerrja e tij bëri efektin e kundërt. Nuk kanë asnjë ide të qartë si do qeverisin. Përdor 4 shifra, minimumi jetësor 200 euro. Si do bëhen këto gjëra. Ku do i gjesh paratë. Do bëj mrekulli. Do shpëtoj rininë shqiptare nga emigracioni. Njerëzit ta dinë se me Berishën në fushatë, situata është kjo. Në asnjë vend përveç vendeve totalitare. Ka një fenomen në vendet ish komuniste, ka tentativë korrupsioni nga politika, dhe thoshte dhe këtu është njëlloj si në Poloni, Hungari, Rumani. Kanë qenë vende të varfra, politikanët nuk janë tradicionalë si në familjet e mëdha. në komunizëm nuk ka pasur politikë. U sajuan politikanë. U sajuan nga jo politika. Lloj-lloj njerëz dolën mbi ujë. Dhe duke pasur në dorë, lëvizin shuma të mëdha. janë korruptuar njerëz. Nuk është fenomen i joni.'


Lajmi kryesor:

Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?