Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, e pyeti Lulzim Bashën për një reagim për deklaratën e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, se banda e icineratorëve e detyroi që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.
U vu re që Basha nuk dënjoi as t'ia përmend emrin LSI-së duke e quajtur 'një forcë tjetër politike'.
"Nuk dua të merrem me ta. Sot e ka radhën maja e trekëndëshit të Bermudës. Dua t'i kujtoj se donin të importonin plehra me ligj. Vetëm presioni i PD dhe shoqërisë civile i bëri që të tërhiqeshin. SPAK është vënë në lëvizje nga denoncimi i PD. Edhe një forcë tjetër politike ka shkuar. Shumë mirë ka bërë. Ndërsa Komsioni Hetimor për Inceneratorët është ngritur pikërisht për t'i dhënë forcë instrumentit të opozitës në Kuvend", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i ish-ministrit/ Basha: Lefter Koka, bishti i aferës, Rama përfituesi! Mblodhi Qeverinë në 'skenën e krimit'! Mbështesim drejtësinë pa ekuivok (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al