Arrestimi i ish-ministrit/ Basha: Lefter Koka, bishti i aferës, Rama përfituesi! Mblodhi Qeverinë në 'skenën e krimit'! Mbështesim drejtësinë pa ekuivok (VIDEO)

15 Dhjetor 2021, 13:19| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 18:44

  • Share

Prej ditësh Selia e partisë së tij është shndërruar në 'kalanë e fundit' të mësymjes së Sali Berishës për t'u rikthyer në karrige, por Lulzim Basha nuk pranoi që t'i kushtonte vëmendje kësaj situate në komunikimin e sotëm me mediat. Kryetari i Partisë Demokratike Basha ia dedikoi konferencën për shtyp arrestimit të ish-ministrit të Drejtësisë Lefter Koka dhe asaj që ai e quan aferë e inceneratorëve. Basha tha se Lefter Koka është thjesht një pjesë e asaj afere korruptive dhe se përfituesi kryesor është Edi Rama. 

"Më thoni ju mua pse ju kufizua çdo shpenzim pas tërmetit dhe pandemisë dhe vetëm pagesat për inceneratorët nuk u ndalën? Sepse janë brenda, janë aksionerë, që kanë vjedhur dhe vjedhin së bashku. Lefter Koka është njëri prej tyre.” u shpreh Basha.

Kreu i PD u shpreh se lufta kundër korrupsioni është mbi të gjithë për mirëqenien e shqiptarëve dhe se forca e tij politike e ka mision. 

"Problemi i varfërisë së shqiptarëve është keqqeverisja dhe problemi më i madh i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqiptarët nuk janë të varfër por të vjedhur.  Ajo e inceneratorëve ishte një skemë e anëtarëve të krimit të organizuar në bashkëpunim me oligarkinë. Dhe pasi kanë vjedhur këto para, me këto para kanë paguar edhe për të mbyllur gojë. Mafia e inceneratorëve ka qenë një prej sponsorizuesve kryesore për të censuruar median. Nuk kanë arritur të na mbyllin gojën neve. Ne jemi drejtuar prej kohësh me thirrje dhe me hapa ligjore SPAK-ut.  Pa rezultet konkrete në luftën kundër korrupsioni asgjë nuk mund të ndryshojë. Për ne misioni numër një është lufta kundër korrupsioni dhe kundër krimit", ka thënë Basha.

Kryetari i PD tha se përfituesi i kësaj skeme mafioze sipas tij është Edi Rama. 

"Është denoncuar afera korruptive në SPAK dhe përgjigja e kryeqeveritarit ishte që në vend të thërriste vartësit e tij që ti kërkonte llogari, mobilizon të gjithë grupin parlamentar i çon në 'skenën e krimit' e cila sot është vendosur me shirit të verdhë pasi është sekuestruar nga SPAK. Është unike në botë të mbledhësh grupin parlamentar në një vendgrumbullimi mbetjesh. Është unike që pasi opozita të ka akuzuar për korrupsion mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar te skena e krimit. Çfarë e shtyn një kryeministër ta bëjë këtë nëse vetë është jashtë skemës, përfitues i kësaj skemës? Arrestimi i Lefter Kokës nuk mund të jetë kurrsesi maja e hetimit. Nuk ka njeri që u mbush mendjen shqiptarëve që Edi Rama mblodhi grupin parlamentar te inceneratori i Elbasanit për të mbrojtur Lefter Kokën. Janë 3 kryetarët e bashkivë, Elbasan, Fier dhe Tiranë, është Arben Ahmetaj. Është një skemë mafioze", tha kreu i PD. 

 

Kreu i PD tha se edhe në ish qeverisjen e PD ka pasur korrupsion, për të cilin theksoi se janë të vendosur ta luftojnë.

“Edhe ish qeverisja e PD ka pasur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë atë. E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sepse edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!! Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!

Në fund Basha nuk mund të mos cekte edhe çështjen e Kuvendit të 18 dhjetorit. Ai tha se 99.9% e demokratëve duan të ardhmen, e të shkëputen nga mendësia bolshevike dhe aferat e ndodhur gjatë ish-qeverisjes së PD.

“Kam mbështetjen e 99.9% të delegatëve”, u shpreh Basha. 

Basha ka theksuar se demokratët do të zgjedhin të ardhmen, të çlirohen nga dualizmi dhe të ndërtojnë të ardhmen e vendit.

“Më 18 dhjetor, do të jeni të pranishëm në kushte transparence krejt ndryshe nga çdo orvatje të organizimit që bëhet për halle personale, se si demokratët mblidhen dhe zgjedhin të ardhmen. Të çliruar nga dualizmi, e të vetëdijshëm për të mos përsëritur më gabimet e së shkuarës që i kanë kushtuar shqiptarëve dhe demokracisë. Ne do të zgjedhim të ardhmen, ky është parakusht për të ecur me shqiptarët drejt rrugës së zhvillimit. Nuk ka fuqi në Shqipëri veç PD që ta bëj këtë ndryshim realitet. Nuk kemi rrugë tjetër, veçse të zgjedhim të ardhmen e të lemë pas të shkuarën. Kjo do bëhet me sakrificën e shqiptarëve dhe në respektin maksimal të sakrificës së demokratëve që nuk do të shndërrohen mish për top për interesa personale të askujt”, tha Basha.

SPAK prangosi dje ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.  SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë. Në të njëjtën skemë, të korrupsionit me inceneratorët, burime nga SPAK thonë për Report Tv se janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  Janë vendosur në sekuestruo preventive kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. 

Lulzim Basha në konferencën për shtyp

Ora 14:39
Afera e inceneratorëve, paralajmërimi i Bashës: SPAK të gjejë ato që janë në kërkim para se t’i vrasin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot para gazetarëve se uron që vërtetë së Stela Gugalli të jetë në kërkim nga SPAK për aferën e e inceneratorëve dhe mos t’i jetë mbyllur goja një herë e përgjithmonë. Basha tha se ajo duhet gjetur sa më parë, para se t’i vrasë ndokush e në veçanti Stela.

‘Uroj që Gugalli të jetë në kërkim dhe të mos i jetë mbyllur goja një herë e përgjithmonë. Duhen gjetur ku janë para se t'i vrasë ndokush. Në veçanti kjo Stela, se këta të tjerët janë ustallarë’- tha Basha.

Ora 14:30
I akuzuar për korrupsion në rrugën e Kombit? Basha: Jam i vetmi që jam përballur më drejtësinë, ishin sulme të keqorganizuara politike

Kryetari i Partisë Demokratike, teksa u pyet në lidhje me deklaratën e tij se ka pasur korrupsion edhe në kohën e qeverisjes së PD-së, për emra konkretë, tha se ai është i vetmi që është përballur me drejtësinë. Basha tha se akuzat ndaj tij për korrupsion gjatë ndërtimit në Rrugën e Kombit, tha se ishin sulme të keqorganizuara politike.

Gazetarja: Kujt i referoheni për korrupsion në kohë të qeverisjes së PD-së, se vetëm ju keni pasur një dosje për korrupsion?

Basha: Jam i vetmi që jam përballur me drejtësinë dhe që ajo çështja e mori përgjigjen e vet. Ajo çështje e mori përgjigjen e vet dhe ishte një sulm i keqorganizuar politik. E keni harruar? Ishte qesharake akuza. Ajo nuk u konsideruar as akuzë. Vendimi konkludoi se prokuroria nuk arriti që ngrinte asnjë akuzë. Unë kam kërkuar edhe të më hiqet imuniteti, kam dalë para shqiptarëve sa herë jam akuzuar. Kam qenë para drejtësisë dhe në dispozicion, prandaj jam kështu sot, ballëhapur pa askujt për t’ju trembur veç Zotit. Na akuzuan se kemi frikë reformën në Drejtësi! Pse politikanët që kanë 30 vite në pushtet, nuk janë hetuar asnjëherë. Lefter Koka është bishti pavarësisht se e ka mbiemrin Koka.

Ora 14:18
Akuzat e LSI për Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Lulzim Basha nuk i përmend as emrin ish-aleatëve: Donin të importonin plehra

 

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku,  e pyeti Lulzim Bashën për një reagim për deklaratën e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, se banda e icineratorëve e detyroi që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.

U vu re që Basha nuk dënjoi as t'ia përmend emrin LSI-së duke e quajtur 'një forcë tjetër politike'.

"Nuk dua të merrem me ta. Sot e ka radhën maja e trekëndëshit të Bermudës.  Dua t'i kujtoj se donin të importonin plehra me ligj. Vetëm presioni i PD dhe shoqërisë civile i bëri që të tërhiqeshin. SPAK është vënë në lëvizje nga denoncimi i PD. Edhe një forcë tjetër politike ka shkuar. Shumë mirë ka bërë. Ndërsa Komsioni Hetimor për Inceneratorët është ngritur pikërisht për t'i dhënë forcë instrumentit të opozitës në Kuvend", tha Basha.

Ora 13:56
Tabaku: Ashtu si në Elbasan, ka kompani fiktive edhe në Fier e Tiranë që kanë përfituar nga afera inceneratorëve! Alibeaj: Kemi denoncuar me fakte këtë megakorrupsion

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në një deklaratë për mediat se ashtu si në inceneratorin e Elbasanit edhe në Fier e në Tiranë ka kompani fiktive të krijuara për të përfituar para nga inceneratorët. Sipas Tabukut, afera e inceneratorëve është zbuluar vetëm 10% dhe ka informacione të tjera që do PD do t’ja vendosë në dispozicion SPAK.

‘Departamenti anti-korrupsion në PD në 2015 tha s epo ngrihet një procedurë koncesioni nga asgjëja. Pse nuk janë para drejtësisë, ministrat, zyrtarë të lartë të PS-së dhe persona të përfshirë në këtë proces. Krimi më i madh është për inceneratorin e Tiranës. Përfaqësues të PD-së kanë shkuar atje dhe kanë treguar se çfarë po ndodh, jemi sulmuar në mënyrë mafioze dhe kriminale. Kontrata e inceneraorit të Tiranës sipas KLSH shkon nga 79 mln euro në 400 mln euro. Është kontrata më abuzive. Ashtu siç janë hapur kopani fiktive për inceneratorin e Elbasanit, ku përfitues ishte Lefter Koka, ashtu është hapur edhe për Fierin dhe për Tiranën. Alqi Bllako deputet i PS-së, familja e tij ka marrë para si nënkontraktor. Megjithëse emra të ndryshëm i bashkon një zyrë, një zyrë që sot i janë vënë çelsat. Afera e inceneratorëve është zbuluar vetëm 1/10 e saj. Kemi informacione pafund, që do t’ja vendosim në dispozicion edhe SPAK. S’ka ambicie kush e heton, por të çohen para drejtësisë ato që kanë përfituar nga kjo aferë. Nuk jemi të kënaqur me Lefter Kokën, nuk duhet të mbyllet me Lefter Kokën por të vazhdojë edhe më tej.’- tha Tabaku.

Nga ana tjetër nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se PD ka denoncuar sipas tij me prova e fakte aferat e inceneratorit të Fierit, Tiranës dhe të Elbasanit.

‘Për secilën nga tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit, Tiranës kemi shkuar në dyert e SPAK-ut për të depozituar kallëzime penale. Me prova, me fakte, me arsyetim ligjor. Ky është detyrimi ynë politik dhe qytetar.  Tre kallëzime penale, voluminoze, në arsyetim, prova dhe fakte. Ajo çfarë ka ndodhur për Fierin. Hapen në nëntor të 2015 procedura në Mbrostar, aty ku është vendosur varreza e inceneratorëve. Brenda ditës duke shkelur të gjitha procedurat, hapet me një urdhër 751 të 25 nëntorit 2015, ngrihet komisioni menjëherë dhe fillon procedurat.  Dërgohen shkresat, ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani, e refuzoi. E dini të gjithë se çfarë ndodhi me ish-Ministrin e Financave. E larguan.

Më 18 korrik 2016 u hap gara për këtë incenerator. Nuk kishin marrë dakordësinë e Ministrisë së Financës. E marrin një muaj më vonë dhe në një muaj kishte ndodhur një ngjarje, kishte ikur Shkëlqim Cani, kishte ardhur Arben Ahmetaj. Pas kësaj gjithçka ecën me shpejtësi duke shkelur të gjitha rregullat, hapat, detyrimet ligjore.

Procedura ishte ajo e një tenderi ndërkombëtar por që u hap brenda vendit. Absurd logjik. Paraqitet ajo që inicionte koncesioni, një shoqëri që kishte marrë një bonus 10%, në tender nuk merr pjesë, shoqëria që kishte marrë bonusin.

Futet një kompani “Tagrated Technology Services & Energy”, 28 milionë euro.  Tre ditë, pas lidhjes së kontratës konçesionare, saktësisht 26 tetor 2016, Shoqëria Konçesionare kërkon dhe njofton miratimin tek autoriteti kontraktor, përfundimisht edhe me një shoqëri tjetër “Ndërtim – Montim Patos”, vetëm për 20 mijë lek e blenë dhe merr inceneratorin që në përfundim shkon në 28 milionë euro të futur në xhep.

Tani që flasim, inceneratori nuk është në ndërtim, nuk është në funksion. Para 3 muajsh u helmua Fieri, qytetarët e Fierit. E mbani mend edhe gjënë tjetër që sot dhe një vit më parë atë se çfarë Rama tha, do të ishte në funksion të plotë.  Inceneratori nuk u vu në ndërtim, qytetarët u helmuan, paratë u vodhën. 28 milionë.’- tha Alibeaj.

Ora 13:24
Lulzim Basha: PD mbështet pa kushte drejtësinë në luftën për të goditur korrupsionin tek politikanët e pushtetarët

 

Lulzim Basha tha në një dalje për mediat se PD të mbështesë drejtësinë pa kushte, për goditjen dhe luftën ndaj korrupsionit, dhe në goditjen e politikanëve hajdutë.

‘SHBA shpallin luftën kundër korrupsionit prioritet kombëtar. Ku SHBA shpallin se korrupsioni cenon interesat e tyre, po ne këtu ku një grusht njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë. Politikanët dhe pushtetarët që kanë vjedhur shqiptarët përmes vettingut të politikanëve dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues të fondeve të shqiptarëve. Në këtë kuadër përshëndes dhe mbështes drejtësinë. PD e mbështet pa kushte, drejtësinë pa kushte të luftës kundër këtij armiku që është korrupsioni. Presioni është ushtruar haptasi. Përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia i bën armikut të mirëqenies së shqiptarëve. Kjo goditje të jetë e plotë dhe e vërtetë dhe mos të mashtrohet me koka turkut arrestimi i Lefter Kokës, nuk është kokë turku, pasi ishte ish-ministër, por ai nuk ka vepruar i vetëm.’- tha Basha.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 16/12/2021 07:49

    E ke dosjen e rruges te kombit..akoma ne prokurori or lul shkwrdhata..bashke me saliun vodhet 400 milion euro...ju zene fytin buka e shqiperise...

    Përgjigju
  • Arturi: 15/12/2021 18:41

    SPAKU TE ARRESTOJE RAMEN..AHMETAJN.DHE BEQEN....

    Përgjigju
  • F-35: 15/12/2021 17:28

    Mos u merzisni, edhe pak dite e kemi neperkembe Lul diarrene! Ja ka prere Doktori bileten pa kthim.

    Përgjigju
  • Viçidoli: 15/12/2021 16:19

    Lulush bravo spaku që arrestoi ish ministrin,tashmë drejtësia le të flasë për të dhe të tjerë,cilët do qofshin ata që kanë lidhje me të,por ti lulush mos kërko të marrësh flamurin e luftëtarit të antikorrupsionit,se ti lulush as edhe njëherë nuk e ke dash drejtësinë,as dhe një herë nuk ke vajt para drejtësisë,dhe mos gënje se për aferën 267 milion euro të rrugës se kombit akuza të ka ardh nga klsh e ti nën mbrojtjen e bacës ja hodhe paq me raport mjekësor,më 21 janar lulush ministër i brëndshëm dhe baca Sali u vranë katër shqiptarë të pafajshëm dhe ju lulush bashkë me bacën jo vetëm që shpërfillur drejtësinë por prekurorëven e përgjithëshme dhe presidentin e rep.i quajtët lavire e horr bulevardi,e u bëtë mburoja e atyre që qëlluan e vranë shqiptare të pa fajshëm ,apo jo lulush,prandaj lulush nëse je njeri se lider lesh je ti para se të flasësh për antikorrupsion e drejtësi na sqaro për bëmat që kullojnë gjak nëpërmjet spakut dhe që kanë emrin Lulush e Saleh,populli nuk është budalla dhe gjakun e bijve të tij nuk e bën ujë lulush. Populli ka një thënie lulush mut i jati mut i biri(Sali,Luli);mut ai që bëri tanë(Karaxhiç)e ke kot lulush boll na u hoqe si kurvë e ndershme,o Baxhellë që nën hijen e bacës i shite detin Greqisë këtë e ka thënë kushtetuesja,prap nese je njeri sqaroje,pastaj na gënje o gënjeshtar i lindur.Mjerë pd-ja me ju,ju i morët frymën Shqipërisë jo më pd-së që e keni kthyer në pronë privatë dhe e përdorni thjesht për bythën tuaj sa babai dhe i biri.

    Përgjigju
  • Sifi: 15/12/2021 15:35

    Hipokrizia eshte katakteristik e politikaneve te korruptuar dhe te pa afte . A ka me tmerr psikologjik te degjoje populli se eshte ne mbrojtje te drejtesuse Lul Bashen qe ka tre dosje ne prokuriri qe su hapen kurre ne urdher te Saliut . Kur je paraqitur ne prokurori si hajdut i parave te rruges se kombit 230 milion dollar?Eshte mbyllur hetimi se merrje rapirt per diare dhe si pwrfundim y qyajt nga prokuriret bandit qe ju sgerbenit ju si kalim te afateve.SPAKu beri mire qe arrestoi Koken per korrupsion sipas provave ,por shqiptaret pyesin pse SPAK ka akoma ne sirtare dosjet e privatizimit te Armos Albpetroli,te Cezit dhe 21 Janarit ku jane te denoncuar qe nga Berusha e Basha ,dhe disa ministra te PD . Mos valle kemi te bejme me hetime seleksionuese .Kush vjedh popullin para ligjit duhet te jene te barabarte djathtas dhe majtas.Pa dashje SPAK po sherben ne krah te propagandes se hajduteve te PD qe jane 30 vjet qe i rripen shqiptaret.Ne tajsa pagues kerkojme drejtesine e vertete dhe jo padrejtesine e demokratures

    Përgjigju
  • Loran: 15/12/2021 15:17

    Hajdut

    Përgjigju
  • Ben: 15/12/2021 14:54

    Ky eshte komplet idiot.Se si eshte ky kryetar partie,opozite, nje zot e di.Mjere Pd-ja per ker kete karafil.

    Përgjigju
  • PENIS KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 15/12/2021 14:11

    O balona tabake pa bisht ju nga të katër krahët e üolitikës jeni hajdut. Na trego ti si u bë babaj jot miljoner me euro nga brek grisur i kriminelit Enver Hoxha miljoner me euro. U bo miljoner se vodhe ti me të 2 duart e ja dhe babait tat hajdut. E tani ti gērthet kapeni kapeni hajdutin e ti krye hajdute. Po ske faj ti me kompani kur keni gjet ktë üopull budalla mir ja bëni. Se po të ishte üoüull i zgjuar juve të gjith politikanve do tju kishte treguar vëndin me koh.

    Përgjigju
  • Endri: 15/12/2021 13:58

    Kulmi i hipokrizise eshte kur personi qe i eshte shmangur drejtesise me raporte mjekesore flet per pasterti. Ti duhet se paku te perballesh me gjykaten. Qe je hajdut ne e kemi pare qarte

    Përgjigju
    • emri: 15/12/2021 15:35

      Ky eshte hajdut i papare qe ne koherat e qemotit tek levizte nga nje ministri ne tjetren. po arestimin (jo burgun akoma) e hengren minj te vegjel si puna e Andi Tomes, nderkohe qe shume te tjeter shpetuan, dhe sot ky te tregon drejtesine ... po more KArabush po ...

  • xXx: 15/12/2021 13:44

    Po ky sikur vetë shpëtoi me proçedurë...Nga na doli ky kaq i flaktë për drejtësi?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?