Elton Arbana, kryetar i bashkisë së Shijakut ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, se bashkia po djeg tonelata me plehra duke ndotur mjedisin.
Në një intervistë për Report Tv, Arbana thotë se bashkia e Shijakut po i depoziton mbetjet falas në landfillin e Sharrës dhe nuk ka qëllim të djegë mbeturinat. Sipas Arbanës djegia e koshave të mbeturinave bëhet e qëllimshme për të nxirë punën e bashkisë së Shijakut.
‘Po bën opozitën me bashkinë e Shijakut, që e kanë filluar që në muajin gusht me zjarrvënie të qëllimshme. Paska të njëjtin mbiemër me Metën, shpresoj se nuk e ka gjë. Nuk vë zjarr të qëllimshëm bashkia. Na ka ndodhur dhe në muajin gusht që në orën 1 të natës marrin iniciativa të tilla dhe t’u vënë flakën. I djegin natën me qëllim që të përphapen lajme që bashkia dje plehrat. Depozitimi i mbetjeve në bashkiën e Shijakut është bërë në bashkinë e Tiranës falas në landfillin e Sharrës. Që nga koha e mbylljes së Porto Romanës bashkia e Shijakut ka bërë depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Bashkia e Shijakut ka hapur tenderimin për menaxhimin e mbetjeve që të shkojnë në një landfill. Për aq kohë sa nuk është mbyllur tenderimi bashkia e Shijakut do ti depozitojë në Sharrë. Deri në këtë moment që flasim bashkia e shijakut nuk ka paguar asnjë qindarkë. Edhe këto ditë shtatori nga përfundimi i kontratës, bashkia po i çon falas në Sharrë.’- u shpreh Arbana.
Lajmi kryesor:
Meta e Berisha në një linjë, ‘sulmojnë’ bashkinë e Shijakut: Po djegin plehrat, masakër mjedisore! Arbana: Sulm politik
M.Q.//ReportTv.al