SHIJAK- Me akuzën se po bëhet një masakër mjedisore, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta denoncoi se në fshatin Shetel të Shijakut, Bashkia po djeg mbeturina në vend-grumbullime të paligjshme. Ish-presidenti, i cili shkoi pranë flakëve që nisën të shuajnë forcat zjarrfikëse, ngre shqetësimin se qytetarët po helmohen dhe sipas tij janë shantazhuar për të mos reaguar.
“Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore. Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë”, tha Meta.
Ish-presidenti i referohet një vendgrumbullimi të përkohshëm në fshatin Shetel të njësisë Administrative Gjepalaj të Shijaku, marrë me vendim të këshillit bashkiak prej 13 qershorit të këtij viti.
Në një linjë me të, edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që nga rrjetet sociale, akuzoi qeverinë se ka vjedhur taksat e qytetarëve me inceneratorë që nuk ekzistojnë.
“Gjepalaj, plehrat i djegin në natyrë! Banorët thithin toksina me ajrin që marrin. Po grabiten 420 milionë euro për djegesat që nuk ekzistojnë”, shkruan Berisha.
Sipas kryebashkiakut Enton Arbana mbeturinat grumbullohen në atë zonë si emergjencë pas përfundimit të kontratës 1-vjeçare për përpunimin e mbetjeve falas në landfillin e Sharrës. Ai thotë se zjarrin ia vënë persona të papërgjegjshëm që e shfrytëzojnë situatën politkisht për të dëmtuar bashkinë e Shijakut.
“Po bën opozitën me bashkinë e Shijakut. Na ka ndodhur dhe në muajin gusht që në orën 1 të natës marrin iniciativa të tilla dhe t’u vënë flakën. I djegin natën me qëllim që të përphapen lajme që bashkia dje plehrat. Bashkia e Shijakut ka hapur tenderimin për menaxhimin e mbetjeve që të shkojnë në një landfill. Për aq kohë sa nuk është mbyllur tenderimi bashkia e Shijakut do t’i depozitojë në Sharrë. Deri në këtë moment që flasim bashkia e shijakut nuk ka paguar asnjë qindarkë”, tha Arbana.
Mëngjesin e së martës, në një tjetër zonë të Shijakut, në fshatin Sallmonë, policia njoftoi se ka arrestoi një 47 vjecar, Arben Meta që digjte goma dhe pjesë të tjera makine me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në fjalën e tij bashkë me kryetarin Ilir Meta, tha se kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka gënjyer publikisht.
‘Tha ne i çojmë mbeturinat gratis në Tiranë në landfillin e Sharrës. Kjo është kontrata e lidhur me 23 gusht me Integereted Energy. E keni kontratën dhe ky zotëria që thotë nuk kemi paguar asnjë lek, kjo është firma e kryetarit të bashkisë. Thuhet se bashkia angazhohet për të paguar 29 euro për ton pa TVSH. Këta gënjejnë në mënyrë të pacipë. Landifilli thotë kryetari Arbana thotë se landfilli nuk mund të pranojnë më pa tarifë. Jo vetëm që janë paguar para, por ka marrë mbi 20 mln lekë nga bashkia e Shijakut. Për këtë çështje Arbana gënjeu publikisht.’- u shpreh Vasili.
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për mediat ka folur për djegien e mbetjeve në Shijak ku sipas tij është e rëndë të gënjesh ashtu siç bëri kryebashkiaku.
‘Është e qartë si funksionojnë këto kompani me në krye Edi Ramën që vidhen dhe helmohen nga drejtësia, qeveria(…) që nuk vepron ndaj tyre. Kam marrë gjithnjë mesazhe nga banorët e zonës dhe sot në mëngjes nuk po u besoja pamjeve deri sa vajta vetë. Dhe kur u mor vesh që do shkoja unë u nisën gjoja dy zjarrfikëse aty gjoja për ta fikur.
Ajo që është e rëndë është sesi A.M, është 46 vjeçari gjoja duke djegur gomat, aty edhe bomba atomike të kishte rënë do e kishte kuptuar që s’është djegie. Gjë e rëndë, më e rëndë edhe reagim i krye rilindasit Shijakut, t’i marrësh taksat popullit dhe ta kthesh atë zonë të mrekullueshme në një vend terrori ndaj qetarëve për t’i frikësuar ata për plehrat që ua depozitojnë si male, të gjitha hapur dhe qëllimisht është shumë e rëndë dhe e papranueshme. Dhe aq më tepër edhe të gënjesh, po kjo skemë nuk aplikohet vetëm në Shijak.’- tha Meta
Pasi mori denoncimin nga qytetari dixhital, kryetari i Partisë së Lirisë shkoi vetë në Shijak për të parë djegiet e mbetjeve për të cilat akuzoi Bashkinë e 'Rilindjes'. Meta tha se ky është rezultati i vjedhjes së parave që duhet të shkojnë për plehrat të cilat digjen në mënyrën më kriminale duke rrezikuar shëndetin e njerëzve dhe të familjeve.
‘Helmohen fëmije, familjet, tokat gjithçka në këtë vend të mrekullueshme dhe të bekuar. Kështu vepron mafia, merr lekët e plehrave dhe i djeg ato në mënyrën më kriminale duke rrezikuar shëndetin e njerëzve dhe të familjeve. Kjo ndodh sepse këtu qeveris mafia e incerneratorëve, ushtrojnë terror ndaj njerëzve që mos flasin. Edhe i vjedhin, edhe i helmojnë dhe i shtypin, jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë me banorët. Të reagojnë të gjithë ndaj kësaj mafieje të këtij vendi që ka argo turizëm por që vidhen dhe po helmohen.’- tha Meta.
Elton Arbana, kryetar i bashkisë së Shijakut ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, se bashkia po djeg tonelata me plehra duke ndotur mjedisin.
Në një intervistë për Report Tv, Arbana thotë se bashkia e Shijakut po i depoziton mbetjet falas në landfillin e Sharrës dhe nuk ka qëllim të djegë mbeturinat. Sipas Arbanës djegia e koshave të mbeturinave bëhet e qëllimshme për të nxirë punën e bashkisë së Shijakut.
‘Po bën opozitën me bashkinë e Shijakut, që e kanë filluar që në muajin gusht me zjarrvënie të qëllimshme. Paska të njëjtin mbiemër me Metën, shpresoj se nuk e ka gjë. Nuk vë zjarr të qëllimshëm bashkia. Na ka ndodhur dhe në muajin gusht që në orën 1 të natës marrin iniciativa të tilla dhe t’u vënë flakën. I djegin natën me qëllim që të përphapen lajme që bashkia dje plehrat. Depozitimi i mbetjeve në bashkiën e Shijakut është bërë në bashkinë e Tiranës falas në landfillin e Sharrës. Që nga koha e mbylljes së Porto Romanës bashkia e Shijakut ka bërë depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Bashkia e Shijakut ka hapur tenderimin për menaxhimin e mbetjeve që të shkojnë në një landfill. Për aq kohë sa nuk është mbyllur tenderimi bashkia e Shijakut do ti depozitojë në Sharrë. Deri në këtë moment që flasim bashkia e shijakut nuk ka paguar asnjë qindarkë. Edhe këto ditë shtatori nga përfundimi i kontratës, bashkia po i çon falas në Sharrë.’- u shpreh Arbana.
Meta ka shkuar në zonën e Shijakut ku ka raportuar mbi zjarrin e disa mbetjeve. Ai ka akuzuar Ramën për djegien e tyre.
‘Edi Rama edhe të vjedh edhe të helmon!
Sot në Gjepalaj të Shijakut, atje ku Edi Rama helmon njerëzit duke djegur tonelata me plehra për tërë natën, në pabesi ndaj komunitetit. Shijaku, Romanati dhe Ndroqi, sikur ka ndodhur një sulm kimik.
Solidaritet me të gjithë komunitetin! Koha e të pabesëve po mbaron! ‘- shkruan Meta.
Një 47-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi dogji një gomë dhe disa pjesë të tjera makinash duke shkaktuar ndotje ajrit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sallmone në Shijak, ndërsa alarmin për ndotjen e ngriti kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili akuzoi bashkinë e Shijakut se po djeg tonelata me plehra.
Policia ka arrestuar në flagrancë Arben Metën, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Sic duket kan shkuar mbas tymit,se cesht e drejta kan nuhatje. Cudi se ne 2008 nuk dinin ku bie gerdeci qe e ndezen vete 15 km nga Tirana . Kot e kan jo ne shijak por edhe ne kukes do e ken te veshtir te fitojn,por kur te genjen mendja keshtu do mesojn mbas mbase nja 10-12 bashki mund te marin. Shkurt jan te pa deshiruar ne shqiperi. Me dhimen se kan mesuar si cifuti neper shkretir.
PërgjigjuFaji eshte I Likes dhe Doktorit, Po lerini plehrat te digjen dhe ti thithin mire ato banore aty, vete votuan dhe tani vete ti thithin.
PërgjigjuMir po se mos jeni ndonje nga ata pirotekniket dhe tani dilni e bertitni se u be nami se nga 30 vjet e kemi par qe ate pun e keni shum per zemer.
Ja se cfar bejne uliganet e Sali non grates dhe Like floririt,filluan aksionet kriminale.
PërgjigjuNa duhet Lul Basha o njerez, as rama e as non gratat nuk mund te bejne dot gje. Jane konsumuar megjith ide dhe takat.
PërgjigjuO Like. Shiko mos jan plehrat e kompleksit Lura te gjiri lalzit ku ke shpin ti. Se i bo kto muhabete me Doden ti qe ti djegin plehrat e ti te bosh foto. Fiks si ato dite kur del me fotografen me vete ne plazh e kap njerez per te bere foto. Dhe spiun dhe hajdut. A ke noi ves tjeter qe se kena pa akoma?