Pasi mori denoncimin nga qytetari dixhital, kryetari i Partisë së Lirisë shkoi vetë në Shijak për të parë djegiet e mbetjeve për të cilat akuzoi Bashkinë e 'Rilindjes'. Meta tha se ky është rezultati i vjedhjes së parave që duhet të shkojnë për plehrat të cilat digjen në mënyrën më kriminale duke rrezikuar shëndetin e njerëzve dhe të familjeve.
‘Helmohen fëmije, familjet, tokat gjithçka në këtë vend të mrekullueshme dhe të bekuar. Kështu vepron mafia, merr lekët e plehrave dhe i djeg ato në mënyrën më kriminale duke rrezikuar shëndetin e njerëzve dhe të familjeve. Kjo ndodh sepse këtu qeveris mafia e incerneratorëve, ushtrojnë terror ndaj njerëzve që mos flasin. Edhe i vjedhin, edhe i helmojnë dhe i shtypin, jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë me banorët. Të reagojnë të gjithë ndaj kësaj mafieje të këtij vendi që ka argo turizëm por që vidhen dhe po helmohen.’- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta e Berisha në një linjë, ‘sulmojnë’ bashkinë e Shijakut: Po djegin plehrat, masakër mjedisore! Arbana: Sulm politik
G.MO//ReportTv.al