Pas deklaratës së PD-së për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i cili tha se rruga Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai thekson se me PD-në duhet ndjekur rruga e gjykatës dhe se pret me kënaqësi që të përballet me ta.
"Portali i djalit të Saliut dhe partia e Lulit të Saliut duhet të kuptojë që arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga Saliu, ish-Ministri i Transporteve i asaj kohe si dhe shtesa kontratash të kërkuara nga Saliu me gojë. Kështu ishin të gjitha rrugët e lëna e rrugëve. Sa për mua personalisht unë e di rrugën që duhet ndjekur me sojin e tyre. Quhet Rruga e Gjykatës dhe në stacionin e radhës pres me kënaqësi të përballem edhe me portalin e djalit të Saliut edhe me partinë e Lulit të Saliut. Të jetë drejtësia atje ku do dalë në shesh përsheshi i radhës", shkruan Balla.
Lajmi kryesor: