SPAK ka nisur hetimet për deputetin e PS-së, Ervin Bushatin pas akuzave të PD-së për fshehje pasurie. Prokuroria e Posaçme do të hetojë për falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve të deklarimit të pasurisë.
Në përgjigje të saj, SPAK i drejtohet PD-së duke i thënë se nuk mund të japë informacione mbi procesin për shkak të sekretit hetimor, ndërsa për pretendimin e demokratëve për zvarritjen e këtij procesi thotë se ky është një konstatim i njëanshëm.
Në njoftimin e shpërndarë për media nga zyra e Partisë Demokratike thuhet se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi PD-së kryetari i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.
Në lidhje me kërkesën e PD, SPAK nënvizon se ka nisur hetime më datë 12 mars 2020.
SPAK thotë se në kushtet që çështja është nën hetim ruajtja e sekretit hetimor është e detyrueshme, shkelja e të cilit është vepër penale, ndaj nuk mund të japin informacion për çështje hetimore.
Sa i përket akuzave të PD për zvarritje të hetimeve SPAK i konsideron si një opinion të njëanshëm.
Ndërkohë që nga ana e saj PD pretendon se procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, ndërsa PD vetë e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie.
Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhet se bëhet fjalë për mosdeklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.
Pa merak se do mbyllet si Mazniku... Ky eshte spak qe duam
PërgjigjuBravo per denoncimin qe i bot Ervint per meshefje te ardhurash!por shihni vilat qe kryetari juaj me ç'fare parash i bleu keto vila? Para se te shihni fytyren e tjetrit shihni fytyren tuaj te ndyre .
PërgjigjuNqse ky ka fshehje pasurie le te hetohet Pse nuk hetohet Basha per pasurine Si e ka vene me cfar me pune Sa ka qene rroga e tij ?
PërgjigjuPse nuk filloni hetim per Balle , tigrin , gazhelin qe pritet te shqyejne doganat nga Kakavija deri ne kapshtice??? Ahhh harrova iku gjoni gomave erdhi gazheli
Përgjigju